Media Galeri

Studentet femra ndahen nga një perde me meshkujt në normalen e re të Afganistanit

Studentët në të gjithë Afganistanin kanë filluar të kthehen në Universitet por me kushte të reja, të përshtatshme me normalen e re që Talebanët kanë vendosur atje. Tashmë studentet ferma do të jenë të ndara nga studentët meshkuj me një perde.

 Mësuesit dhe studentët në universitetet në qytetet më të mëdha të Afganistanit, Kabul, Kandahar dhe Herat i thanë Reuters se studentet femra po ndaheshin në klasë, mësoheshin veçmas ose kufizoheshin në pjesë të caktuara të kampusit.

“Vendosja e perdeve është e papranueshme”, thotë Anjila, një studente 21-vjeçare në Universitetin e Kabulit, e cila u kthye për të gjetur klasën e saj të ndarë.

“Ne gradualisht po kthehemi në 20 vjet më parë”, thotë ajo.

Një zyrtar i lartë taleban i tha Reuters se ndarje të tilla ishin “plotësisht të pranueshme” dhe se Afganistani ka “burime dhe fuqi punëtore të kufizuara, kështu që tani për tani është mirë që të japë mësim i njëjti mësues në të dyja anët e një klase”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë