Ngjarje

Studentët e Harvardit do të kenë edhe gjuhën shqipe lëndë me zgjedhje

Gjuha shqipe do të jetë lënë me zgjedhje në universitetin e Harvardit. Faton Limani, koordinator administrator në Departamentin e Letërsisë Krahasuese në Harvard, e ka dhënë fillimisht këtë lajm në rrjetin social “Facebook”.
“Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi - Misho, kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit.
Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele.Do të mësohet me njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced)", ka shkruar Limani. Sipas tij gjuha shqipe do të jetë pjesë e Departamentit të Letërsisë Krahasuese.

Për këtë lajm ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Ata kanë shkruar se është nder, që një ndër gjuhet me të vjetra në botë do të jetë në Harvard.
Kushi ka shtuar më tej se është një mundësi e shkëlqyer edhe për të huajt, që të mësojnë më shumë rreth gjuhës dhe kulturës sonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë