Me qafën e gjatë, bustin e rrumbullakët, pendët e bishtit dhe ecjen e rëndë, krijesa e madhe që po ndiqet rreth një kopshti zoologjik tajlandez nga veterinerët me rrjetë duket të jetë një struc.
Por kur futet në qoshe nga ndjekësit e saj, zbulohet natyra e vërtetë dhe treguesi ishin atletet e zeza.
Ky është një burrë i rritur, me kostumin e plotë të strucit dhe detyra e tij është të ndihmojë në trajnimin e stafit në kopshtin zoologjik Chiang Mai se si të përgjigjen nëse një kafshë arratiset.
Fotot e shpërndara nga kopshti zoologjik tregojnë se anëtari i stafit po përgatitet për rolin e tij të madh; fytyra e tij është e lyer me bojë të bardhë, krahët e tij janë futur në një top gjigant lecke dhe një kokë e rreme struci është ngjitur në majë të “qafës” së tij të gjatë.
Skena e çuditshme që pasoi, në të cilën ai u ndoq rreth Zonës së Afrikës të kopshtit zoologjik nuk do të dukej e pavend në një shfaqje televizive, por në fakt ishte pjesë e një stërvitjeje vjetore që synonte të simulonte një arratisje.

Qëllimi i stërvitjes ishte “të ndërtohej gatishmëria që mundësonte menaxhimin e situatës reale dhe të përgatiteshin masa për arratisjen e kafshëve”, tha kopshti zoologjik në një deklaratë në Facebook.
Skenari shkaktoi “një sistem raportimi … përmes zinxhirit komandues” dhe kërkoi që ekipet e veterinerëve dhe stafit “të kontrollonin zonën në mënyrë që të kapnin dhe kthenin strucin në rrethimin e tij”, shtoi ai.

Stërvitja bëri anëtarët e stafit të qeshin, disa prej të cilëve mund të dëgjohen duke qeshur me zë të lartë në video teksa njeriu-struci “ik” dhe endet nëpër kopshtin zoologjik, duke tundur trupin e tij lart e poshtë për të imituar ecjen e strucit.
Të tjerët ndërkohë ndjekin me rrjeta dore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




