Shendet

Strategjia e Europës: “Të merren masa tani se një valë e dytë në vjeshtë do ishte katastrofë”

Brukseli po u kërkon qeverive në mbarë botën një veprim të përbashkët për t'u marrë me valën e dytë. Qëllimi është të heqim dorë nga izolimet e përgjithësuara që do t'i çonin shtetet në një rënie të madhe ekonomike. Brukseli është një garë me kohën, dhe Europa po përgatitet të shmangë çdo valë të dytë të pandemisë në vjeshtë. Për ta bërë këtë, Komisioni Europian do t'u kërkojë qeverive që "të përfitojnë nga koha e disponueshme" për të përgatitur masa specifike për të përmirësuar gjendjen e virusit, përfshirë edhe afatin e veprimit për të ndërmarrë masa në muajt korrik, gusht dhe shtator. Në krye të masave të rekomanduara, mbrojtja e kategorive më të rrezikuara, forcimi i sistemeve shëndetësore, aftësia për të izoluar shpejt çdo shpërthim me zona të kuqe dhe të lokalizuara.
“Ne duhet të shmangim absolutisht një valë të dytë Covid-19,” ka deklaruar më parë kancelaria Angela Merkel.
Ndërkohë që kancelaria Merkel dha vetëm një opinion, Komisioni Europian me në krye Ursula von der Leyen do të paraqesë në Bruksel një projekt që synon përkeqësimin e rasteve. Si hyrje, do të shpjegohet se "virusi po qarkullon ende, duke jetuar në rajon dhe një numër të lartë të njerëzve dhe pandemia do të përfundojë vetëm kur pandemia të jetë larguar në të gjithë planetin.


Për Komisionin, tani që kemi njohuri më të mëdha (por jo totale) për virusin "duhet të mësojmë dhe të mbetemi shumë vigjilentë, duke përdorur këtë periudhë të infeksioneve të ulëta për të përforcuar përgatitjen tonë dhe për të përgatitur plane përgjigjeje të koordinuara me foca të reja". Me pak fjalë, duhet të jemi të përgatitur për vjeshtën. Plani është i detajuar, përcjell masa teknike dhe synon të krijojë "një sistem të shpejtë të identifikimit të rasteve të reja dhe përgjigje të menjëhershme për të përmbajtur dhe izoluar shpërthimet". Për këtë arsye, BE rekomandon rritjen e aftësisë për të bërë teste mbi popullatën, për të gjurmuar infeksionet me aplikacione, për të forcuar kujdesin shëndetësor, njësitë e kujdesit intensiv, rezervat e ilaçeve dhe mbrojtjet personale. Mendohet nga ekspertët se do të nevojitet një shkëmbim masiv i informacionit, përfshirë edhe faktin që Brukseli po grumbullon pajisje të gatshme për t'u dërguar aty ku do të nevojitet.

Kjo për shkak se "shpërthimet duhet të përmbahen menjëherë për të parandaluar infektimin përsëri. Edhe "rritja e kapacitetit dhe shpejtësisë së masave zbutëse lokale, të tilla si izolimi i zonave të caktuara".
Prandaj, Brukseli nxit qeveritë që të përgatisin plane mbështetëse për grupet më të rrezikuara: të moshuarit, njerëzit me sëmundje, mjekët dhe infermierët, grupe të popullsive që nuk kanë mjetet ekonomike për të mbrojtur veten e tyre, emigrantët dhe punëtorët sezonalë. Kryeqytetet duhet të punojnë për t'i bërë njerëzit të kuptojnë se sa "personal dhe të rëndësishëm" janë masat e higjienës dhe për të luftuar dezinformatat për to.Për ekspertët hapi themelor është përgatitja midis korrikut dhe shtatorit të një strategjie për të zvogëluar rrezikun e një vale tjetër. Ekspertët shkruajnë se të gjitha këto masa janë jetësore dhe izolimi ka shpëtuar mijëra jetë por ka pasur pasoja shkatërruese sociale dhe ekonomike.
Burimi: La Reppublica/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë