Mendim

Strasburgu dhe rasti ‘Sevdari’/ Si KPA prishi vendimin e vet  

Antoneta Sevdari u rikthye të premten e 10 majit në detyrën e saj si prokurore nga Kolegji i Posaçëm i Apelit, pas një vendimi të mëhershëm  nga Gjykata e Strasburgut.

Trupi gjykues i KPA-së që shqyrtoi kërkesën e Sevdarit kryesohej nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomon dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz. 

Tre prej anëtarëve të trupës, gjyqtarët Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo ishin pjesë e të njëjtit trupit gjykues që shkarkoi Sevdarin rreth pesë vjet më parë.

Çomo dhe Schuetz nënshkruan për largimin e saj nga detyra, bashkë me Luan Dacin dhe Ardian Hajdarin, dy të fundit tashmë të larguar nga Kolegji.

Ajo që votoi kundër shkarkimit ishte Ina Rama e vetmi mendim pakicë

Kërkesa e Sevdarit për rishikim erdhi pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional”.

GJEDNJ rekomandoi gjithashtu se mënyra e duhur për rivënien në vend të drejtësisë në rastin e Sevdarit ishte rihapja e procesit në rrugët e brendshme.

Që do të thotë rihapje dhe jo domosdoshmërish rikthimi në detyrë.

Atëherë çfarë ndryshoi kësaj here në rastin Sevdari kur argumentet ishin të njëjta si pesë vjet më parë?

Nuk dihet ende raporti i votave dhe as argumentimi i secilit gjyqtar, por e sigurt është se dy nga anëtarët që votuan për përjashtimin e Sevdarit e morën sërish dosjen në dorë. Nëse ata të dy kanë votuar  njësoj si pesë vjet me parë, atëherë çfarë e bindi pjesën tjetër të trupës gjyqësore për të kundërtën, (përjashto Ina Ramën)? Kjo mbetet për tu parë pasi KPA të zbardhë vendimin e plotë...

Ajo që mund të thuhet me siguri është se rasti ‘Sevdari’ tregoi për herë të parë qysh prej vettingut sesi i njëjti kolegj njëherë merr vendim pro dhe njëherë tjetër prish vendimin që ka marrë po vetë, madje edhe me do anëtarë të njëjtë edhe pse kësaj here ishin pakicë (dy).


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë