Ka ndodhur

‘Stop vrasjes në Komisariate’, protestë e heshtur në disa qytete të vendit

Gazeta Si - Në disa qytete të vendit, demokratët kanë mbajtur një protestë të heshtur përpara komisariateve të policisë në shenjë homazhi pas vetëvrasjes së Ilvi Metës.

Protesta u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha një ditë më parë dhe qytetarët kanë ndezur qirinj për 31-vjeçarin që dyshohet se u vetëvar me lidhësen e kapuçit të bluzës.

Protesta në moton “Stop vrasjes në Komisariate”, u zhvilluan në Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë, Lezhë etj.

Gjithashtu në orën 20.00 përfaqësues të PD-së kanë ndezur qirinj edhe para ambienteve të Komisariatit të Kavajës.

Ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga deputetë të Komisionit të Rithimelimit, ndezi qiri para selisë së kryeministrisë në Tiranë.

Ai hodhi akuza ndaj policisë. Sipas tij, shkak i ngjarjeve tragjike të përsëritura në komisariate është rekrutimi i militantëve socialistë brenda radhëve të uniformave blu.

Berisha paralajmëroi shumë shpejt protestë popullore për vjedhjen e pronave publike në emër të ashtuquajturave investime strategjike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë