Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë vitit 2024, stoku i kredisë për individë arriti në 309 miliardë lekë, duke u rritur me 11 miliardë lekë vetëm tremujorin e fundit të vitit. Në 12 muaj, huaja për individë është zgjeruar me 107 miliardë lekë, raporton Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, rreth 209 miliardë nga ky stok i përkasin kredisë për banesa, e cila vazhdon të ketë dhe rritjen më të fortë. Rritja më e madhe raportohet në kryeqytet që mban dhe pjesën më të madhe të stokut të huasë, mbi 210 miliardë. Nga tremujori i dytë në të tretin, kredia për banesa është shtuar me rreth 7 miliardë lekë.

Edhe huaja për subjektet private ka arritur një vlerë të lartë në fund të 2024-s dhe stoku i kredisë është dyfishuar në 34.8 miliardë lekë.
Në total, kredia e re e disbursuar përgjatë 2024-s ishte 379 miliardë lekë me rritje vjetore 19%.
Ndonëse vetë Banka e Shqipërisë, por edhe autoritete ndërkombëtare kanë bërë thirrje për moderim të huasë në vend, sidomos asaj të pasurive të patundshme, bankat tregtare kanë vijuar me kreditimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.