Teknologji dhe Inovacion

Stjuardesa robot dhe valixhe dixhitale, British Airways mendon për të ardhmen

Sipas British Airways që sapo ka publikuar një raport dhe ka çelur një ekspozitë në Londër- "BA 2119: Fluturimi i së Ardhmes", ekziston edhe de-materializimi i valixheve . Ekspozita është në bashkëpubnim me studentët e Kolegjit Mbretëror të Artit dhe Fabrikës së Parë, mbi të ardhmen e aviacionit tregtar në 100 vjet.


Ata që duan të ëndërrojnë, mund të imagjinojnë të fluturojnë në aeroplan supersonik, me energji elektrike që respektojnë mjedisin. Duke shtyrë kufijtë e imagjinatës dhe duke eksploruar sesi gjeneratat e ardhshme do të qarkullojnë globin, raporti imagjinon një botë të hiper-personalizuar, të drejtuar nga automatizimi dhe inteligjenca artificiale, ku do të bazohen rregullat e transportit modular, qëndrueshmërisë, shëndetit dhe argëtimit.

Në këtë logjikë mund të fluturoni në një kabinë ajri, ku mund të bëni joga gjatë udhëtimit, ulëset do të përshtaten me trupin e pasagjerëve sipas individualitetit, aeroplanët do të jenë transparentë dhe mund të udhëtoni duke pasur ndjenjën e prekjes së reve, ushqimi mund të zgjidhet bazuar në ADN-në tuaj dhe vaktet e krijuara në 3D për të garantuar përparësitë gastronomike dhe të shëndetshme të secilit.

Një shërbim i përshtatur gjithashtu për ekuipazhin e kabinës: stjuardesët dhe bujtësit do të jenë robotë virtualë të aftë të interpretojnë nevojat e pasagjerëve gjatë fluturimit dhe të ofrojnë një shërbim të përshtatur me përvojat e gjithsecilit përmes digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale. Ekziston edhe pjesa e bagazheve: pasagjerët mund të udhëtojnë pa një valixhe sepse do t'ju ofrohen veshjet dixhitale që do të merren në aeroportin e destinacionit ku do të mbërrijnë.
Krenaria për British Airways është Curio, një aeroplan hipersonik, në kuptimin që tejkalon shpejtësinë e tingullit, në gjendje të rrethojë botën, duke mbledhur udhëtarët nga "megalopolis" ndërsa fluturon në një mision pa ndalesë.

Një botë që nuk është vetëm imagjinare: nanoteknologjia, robotika e lehtë dhe bioteknologjia e aplikuar në avionë aktualisht janë në fazën e tyre embrionale në laboratorët në të gjithë botën.

Nisma është pjesë e festimeve për njëqindvjetorin e kompanisë, kur më 25 gusht 1919 paraardhësi i saj Air Trasport dhe Travel bëri fluturimin e parë ndërkombëtar nga Hounsloë Heath i atëhershëm për në Paris.

Një ditëlindje që vjen në një moment të vështirë midis grevave dhe pasagjerëve të zemëruar për bagazhet që nuk i janë dërguar në aeroportin e Heathrow. Për ta, dematerializimi i bagazheve është ende larg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë