Mode

Stilistja që po thur rroba nga flokët e njeriut: Është koha që ta shohim flokun si material

Një pallto leshi dhe flokët kanë më shumë të përbashkëta sesa mendohet. Të dyja kanë në përbërje fibra dhe një startup holandez ka ngritur pyetjen se përse njëra vishet dhe tjetra harxhohet.

Human Material Loop shpreson të transformojë industrinë e modës duke i kthyer flokët e njeriut në një tekstil. Deri më tani janë bërë prototipe të palltove dhe bluzave me flokët e njeriut, me shpresën se një ditë, markat do të blejnë materialin alternativ për artikujt e tyre.

Bashkëthemeluesja Zsofia Kollar thotë se ajo ka qenë prej kohësh e magjepsur nga potenciali i flokëve si pëlhurë.

Kur ra pandemia Covid-19, Kollar pati një krizë identiteti si stiliste dhe vendosi tu kushtojë më shuëm rëndësi cështjeve të mbetjeve nga flokët.

Çdo minutë, sallonet në SHBA dhe Kanada prodhojnë rreth 400 kg mbeturina. Kur flokët hidhen në landfille me qese, ato ndikojnë në gazrat serrë.

Sipas Human Material Loop, 72 milionë kilogramë mbetje të flokëve të njeriut përfundojnë në deponitë evropiane çdo vit.

Kollar shpjegon se përdorimi i pëlhurës së flokëve nuk është aq i ndryshëm nga thurja e një triko me ndonjë material tjetër.

Qimet e shkurtra rrotullohen së bashku dhe shndërrohen në një fije të vazhdueshme dhe më pas lyhen me pigmente të pastra.

Prototipi i parë i Human Material Loop ishte një pulovër.

"Më duhej të bëja një produkt me të cilin njerëzit mund të lidhen dhe pulovra ishte një nga prototipet më të realizueshme që mund të bënim”, thotë Kollar.

Që atëherë, kompania ka testuar prototipe të tjera si pallto.

Këto dizajne nuk janë të disponueshme për t'u blerë. Qëllimi është që markat të njohin këtë material dhe të fillojnë ta përdorin.

“Ne e dimë se të veshim qime njerëzore në trupin tonë, nuk është diçka për të cilën shumica e njerëzve janë ende gati,” tha Kollar. Por ajo beson se ideja mund të rritet në publik. Për Kollar, nuk ka të bëjë thjesht me veshjen e një bluze të bërë nga flokët e njeriut në aspektin e risive ose të qëndrueshmërisë, ajo argumenton se flokët e njeriut janë një material tepër i qëndrueshëm.

Human Material Loop i merr flokët nga sallonet në Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg.

Por përdorimi i flokëve si tekstil nuk është pa sfida, shpjegon Sanne Visser, studiuese holandeze, stiliste dhe pedagoge në Universitetin e Arteve në Londër.

"Ka ende një tabu rreth flokëve të njeriut si material. Ne nuk e vlerësojmë atë si një burim pasi shihet si mbeturinë”, tha ajo.

Në projektin e saj "Locally Groën" për Muzeun e Dizajnit të Londrës, Visser punoi me parukierë dhe imagjinoi një të ardhme ku flokët bëhen një burim i vlefshëm, duke shpikur termin "bujqësi e flokëve".

Ajo gjithashtu ridizajnoi karrigen e parukjeres në mënyrë që të mund të kapte flokët e prerë, duke i kursyer kohë parukieres dhe ricikluesit.

Visser thotë se në fund të fundit përdorimi i flokëve të njeriut në produktet tona nuk është i thjeshtë.

“Ka shumë më tepër punë për të bërë për të nxitur mendjen e njerëzve që ta pranojnë atë si një material,” tha ajo, duke shtuar se gjithsesi e sheh si një material që me kalimin e kohës do të jetë më i pranueshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë