Mode

Stilistja që frymëzoi gratë kudo në botë

Një fustan madhështor me copë prej taftaje, ishte vërtet një surprizë për publikun nga koleksioni i fundit i veshjeve të Gucci Cruise, i cili ishte rikthyer pas në kohë, duke risjellë edhe një herë stilin e viteve '80.
“Modelet dukeshin sikur kishin rrëmbyer fustane nga një dyqan që kishte koleksionuar veshjet e viteve '80. Moda e kohëve të sotme ka një marrëdhënie dashuri-urrejtje më atë të asaj kohe,” thotë stilistja Cathy Kasterine.
Por Guci nuk është i vetmi që na ka kthyer pas në kohë. Vitet '80 kanë qenë burim frymëzimi për shumë stilistë të kohëve moderne, përfshirë edhe Balenciag-an. Por ndryshe nga të gjithë stilistët e tjerë. Elizabeth Emanuelle, stilistja e vjetër britanike ka rikthyer përsëri modën e viteve '80, të cilën në mënyrë të tërthortë e ka krijuar vetë.
Veshjet në koleksionin e ri të saj janë të pasuruara me detaje të ndryshme si copa e hollë e dyfishtë, dantella të mëdha, pjesa e poshtme e fustaneve e krijuar prej cope lino dhe përla të qepura, duke krijuar idenë e një trendi për të cilin bota ka "vuajtur" kohët e fundit.

Fustani i koleksionit të Gucci-t

Kritikë të ndryshëm të modës janë shprehur gjithmonë për të se, nëse dikush duhet të marrë çmim për imagjinatë të shfrenuar, ajo duket të jetë Elizabeth Emanuelle. Së bashku me të birin, Davidin, në koleksionin e ri, ajo krijoi fustane të ngjashme me ato që kishte krijuar shumë vite më parë. Veçanërisht me detaje të ngjashme me atë të princeshës Diana në ditën e martesës së saj në vitin 1987.
Martesa e Princit Charles dhe Lady Diana, tërhoqi vëmendjen e 750 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ishte një moment, që më shumë u portretizua nga fustani i nusërisë që krijoi Emanuelle. Fustani ishte një ndërthurje e copës së mëndafshtit me dantella antike, të cilat kishin të qëndisura 10.000 rruaza dhe një bisht të gjatë prej 7.5 metrash. Veshja ishte aq e madhe sa kur Princesha po ngjitej në katedralen e Shën Palit, një pjesë e fustanit u gris.

“Ideja ime dhe e kolegeve të tjerë ishte të krijonim një fustan nusërie të njëjtë si në përralla. Në atë kohë fustani pa dyshim u cilësua si një vepër madhështore e stilistëve. Ishte një shfaqje e paharrueshme” tha Emanuelle.
Në fund të viteve '70, stilistja sapo ishte diplomuar dhe veshja e parë që krijoi ishte për aktoren e Bianca Jagger.
Kasterine ishte nxënëse në atë kohë dhe kujton ndikimin e veshjeve të Dianës, tek të gjitha gratë dhe vajzat në botë.
“Çdo princeshë ka ndikim tek të gjitha vajzat në botë. Të gjithë në atë kohë filluan të preferonin veshjet me krahë të mëdha prej dantellash dhe fustane prej copash të ngrira, të cilat prej kohësh kanë qenë një model i veçantë për shtesën e lartë shoqërore,” shprehet Kasterine.

Ajo shprehet se Emanuelle e dinte që ky fustan do të ishte i jashtëzakonshmen dhe do të kishte ndikimin e njëjtë që kanë personazhet e famshme edhe në ditët e sotme. Gjithashtu, ajo tregon se Emanuelle, krijoi një sërë veshjesh për princeshën të cilat, njëjtë si fustani i nusërisë u kthyen një model për shumë vajza e gra.
“Ishte ajo veshje që krijoi karrierën time. Çdo lloj veshje tjetër që kam krijuar, nuk do të krahasohet me të” shprehet Emanuelle.
Që prej asaj kohe stilistja ka krijuar një sërë veshjesh e koleksionesh, të cilat kanë qenë të veçanta. Në koleksionin e ri të veshjeve me detaje mbretërore, siç i quan ajo, Emanuelle është kthyer pas një kohë për të rikthyer modën e veçantë që ka mbizotëruar aso kohe.
“Unë jam ende këtu dhe është emocionuese kur ndjej se puna ime pëlqehet ende, përpos së gjithë përvojës së akumuluar ndër vite. Stili i vjetër gjithmonë do të sjellë risi në kohët moderne dhe unë jam shumë e lumtur që po e bëj këtë gjë,” shtoi Emanuelle./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë