Media Galeri

Stilistët ukrainas i largohen luftës në Javën e Modës në Londër

Tre stilistë ukrainas u ngjitën në pistën e Javës së Modës në Londër të martën. Edhe pse vendi i tyre ndodhet në luftë, ato donin të sillnin ngjyra dhe gëzim në koleksionet e reja.

“Është gjithçka shumë e çuditshme dhe thjesht dua t’i shpëtoj realitetit, dua të sjell vetëm gëzim dhe ngjyra”, tha për Reuters stilistja Ksenia Schnaider.

“Ne përfaqësonim vendin tonë në Londër dhe ishte diçka e jashtëzakonshëm dhe e fuqishme”, tha stilistja Julie Paskal.

Ndërsa stilisti Ivan Frolov tha se është frymëzuar nga këngët ukrainase për këtë koleksion, që kishte fustane rozë, të kuq dhe të zinj.

Në fund të shfaqjes, stilistët u shfaqën së bashku me një flamur ukrainas me logon UNITED24, platforma për mbledhjen e fondeve e krijuar nga Presidenti Volodimir Zelenskij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë