Mode

Stilistët që kthyen artin në markë xhinsesh

Në fillim të vitit të kaluar, një stilist i ri u shfaq në Instagram me emrin “Ebony Tylah”, pa një identitet dhe me një bio që shkruante “duke ëndërruar të kaluarën”.

Në atë llogari postoheshin fotografi xhinsesh ku në to ishte bërë art. Xhinset kishin të shtypura disa nga dokumentet dhe veprat artistike më të çmuara të historisë: dorëshkrime nga epoka e errët, vepra të mësjetës si dhe disa nga pikturat e artistëve më të mëdhenj të Rilindjes dhe Barokut.

Kjo “markë” u bë shumë shpejt e njohur dhe e pëlqyer nga të gjithë dhe cdo njeri donte të dinte se kush ishte stilisti apo stilistja pas këtij krijimi.

Pas disa kohësh u zbulua se ideja ishte e dy stilistëve, Antonia Boss dhe Tim Hartmann. Ndërsa dyshja studionin në Vjenë dhe u diplomuan në 2019, takimi i tyre i parë u zhvillua në një lokal dy vjet më pare, ku të dy po punonin në një festival të operas buzë liqenit. Me një pasion të përbashkët për pikturat e Mjeshtrit të Vjetër, thesaret antike të vendosura në Muzeun legjendar Kunsthistorisches të Austrisë dhe shkëlqimin kitschy të viteve '90 Gucci dhe Roberto Cavalli, çifti vendosi t'i bashkonte këto interesa të ndryshme në Ebony Tylah.

"Ne filluam duke bërë prototipa në iPad-in tonë, duke mbivendosur modelet e imazheve të vjetra dhe duke gjetur pozicionin më të mirë për të qenë në gjendje të lexojmë rrëfimin e imazhit. Ne nuk duam që rrëfimi i imazhit të humbasë, gjë që mund të jetë pak e ndërlikuar", tregon Hartmann.

Ky është një respekt për veprën origjinale të artit mbi xhins. Një palë xhinse që shfaqin kryeveprën barok të Artemisia Gentileschi Judith Beheading Holofernes ka pikturën e rikrijuar në tërë madhështinë e saj, me Judith dhe bashkëpunëtorin e saj të vendosur brenda secilës kofshë. Në një palë xhinse të tjera, është shtypur një tekst mesjetar.

"Ajo që na pëlqen në lidhje me të është se është pothuajse një mënyrë tjetër e shfaqjes së artit dhe një mënyrë shumë personale", shton Boss. "Sa më afër mund t'i afrohesh një vepre arti sesa ta veshësh fjalë për fjalë në lëkurën tënde?"

Për të siguruar pikturat e përdorura në xhinset e Ebony Tylah, çifti filloi duke shkuar te disa nga muzetë e tyre të preferuar në të gjithë Europën.

"Ne u kemi shkruar këtyre institucioneve dhe kemi paguar për disa nga fotografitë, ndërsa disa nga pikturat me të vërtetë të njohura të janë në dispozicion në arkiva", thotë Hartmann.

“Muzetë në Skandinavi dhe Hollandë ishin vërtet të gatshme për të na ndihmuar”, shton Hartmann.

Pasi kërkuan ndihmën e një kompanie dixhitale shtypi në Tajlandë për të transferuar imazhet në xhinse, të cilat u krijuan shpejt, stilistët filluan të fitonin ndjekës modest, por besnik në Instagram.

"Ne u futëm në internet me 20 prototipet e para që kishim", thotë Boss.

Ato tregojnë se nuk kishin shumë xhinse dhe vendosën ti tregonin në Instagram vetëm për të parë reagimin e njerëzve, i cili i la mjaft të befasuar.

Që nga ajo kohë, dyshja kanë vazhduar të shpërndajnë xhinset e tyre vetëm online, një model i shitjeve që u përshtatet fare mirë.

"Unë mendoj se Instagram na dha shumë mundësi pasi është shumë e lehtë për klientët por kështu edhe ne krijojmë një lidhje të ngushtë me klientët dhe bisedojmë me to gjithë kohës.

Ku pret të arrijë Ebony Tylah?

"Pas gjithë interesit të njerëzve, ne do të vazhdojmë të krijojmë vepra të tilla dhe pse jo, të bashkëpunojmë me artistë që janë të gatshëm të tregojnë artin e tyre në markën tonë të xhinseve”, përfundon Hartmann.

Burimi: Vogue. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë