Mode

Stili i Mbretëreshës është një mësim mbretëror në veshjen moderne

Imagjinoni të mos gaboni kurrë. Asnjëherë. Stilistikisht, çdo ditë të jetës tuaj ë ndiheni e kuruar deri në detaj. Asnjëherë të mos u ndjeni i veshur tepër, i veshur keq ose ndryshe thjesht i veshur gabim. Zgjedhjet e stilit të Mbretëreshës Elizabeth II janë dhe kanë qenë gjithmonë të patëmetë. Gjithmonë korrekte, e kompozuar dhe me vetëbesim, dhe megjithëse mund të duket relativisht e thjeshtë për sa i përket formës dhe siluetës, veshja e saj nuk dështon kurrë të përcjellë një mesazh optimizmi, diplomaci, shprese dhe stabiliteti.

Është një stil që ka ndryshuar pak në 70 vite të mbretërimit të saj por gjatë dekadës së fundit apo më shumë, monarkia, si të gjitha gratë me stil të lindur, e ka bërë të sajën në një formulë fituese. Ajo nuk devijon nga një fustan dhe pallto e qepur në mënyrë të përsosur që bie poshtë gjurit, me një kapele, një gjerdan dhe karficë të trashëguar, doreza të bardha prej pambuku dhe një çantë dore me shkëlqim nga Launer.

Nëse stili i paimitueshëm i mbretëreshës është i qëndrueshëm dhe disi i thjeshtë në formë, nuk është kështu kur bëhet fjalë për dashurinë e saj ndaj ngjyrave.

E veshur rozë në një festë të mbajtur në Buckingham Palace në 2019

Ngjyrat janë nga më të ndryshmet, duke shkuar edhe tek përdorimi i ngjyrave neon, ndoshta diçka e pazakontë për një mbretëreshë.

Stilistë të shumtë e kanë argumentuar këtë përzgjedhje ngjyrash si një mënyrë për tu dalluar mes turmave një mbretëreshë që është vetëm 1 e 60 cm.

Një kostum rozë për një festë në kopshtin mbretëror në Buckingham Palace në 2019, të verdhë limoni për martesën e Princit William dhe Kate Middleton në Westminster Abbey në 2011, e kuqe në Kështjellën Windsor në 2020 për të falënderuar vullnetarët dhe punëtorët për ndihmën e tyre gjatë pandemisë, blu në ditën e Krishtlindjes në 2012 dhe jeshile fluoreshente për Trooping The Color në 2016. Nuk ka asnjë nuancë që nuk ka veshur Madhëria e Saj, por pas qindra organizimeve për të marrë pjesë në vit dhe shpeshherë duhet të ndryshohet deri në pesë herë në ditë, shumëllojshmëria e ngjyrave është gjithçka.

Gruaja përgjegjëse për stilin e Mbretëreshës është këshilltarja e besuar Angela Kelly, e cila iu bashkua familjes mbretërore në 1994 si Asistentja personale e Madhërisë së Saj, këshilltarja dhe kuratorja e saj. Kelly, është ndoshta e dyta pas Dukës së ndjerë të Edinburgut kur vjen puna për të dhënë një mendim të sinqertë për zgjedhjet e stilit të Madhërisë së Saj.

Një herë mbretëresha e pyeti Princin Philip se çfarë mendonte për një pëlhurë për një fustan dhe ai tha: "A është ky materiali i ri për divanin?", shkruan Kelly në kujtimet e saj.

Në të verdhë limoni në dasmën e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit në vitin 2011

Ajo tregon se në çdo veshje përdoren disa sekrete. Rrobat janë të qepura në mënyrë diskrete në skajet nëse parashikohet më shumë se një erë e lehtë, çdo fustan me rruaza të mëdha shpesh do të ketë një rreshtim shtesë në pjesën e pasme dhe ndërsa zgjedhja e pëlhurës duhet të jetë gjithmonë mbretërore, e përshtatshme për rastin, klimën dhe kohën e vitit, ndoshta më e rëndësishmja, duhet të jetë imun ndaj rrudhave. Çdo pëlhurë është e prodhuar në mënyrë të tillë që t'i rezistojë rrudhave.

Pëlhurat mblidhen dhe ruhen gjatë viteve në një magazinë në katin e veshjeve në Buckingham Palace, të cilin Kelly e viziton rregullisht për frymëzim.

Pjesëmarrja në një ngjarje për të falënderuar vullnetarët dhe punëtorët.

Përpara se të bëhen rrobat, Mbretëresha miraton çdo skicë dhe mostër pëlhure. Ajo ka një interes të madh për pëlhurat, veçanërisht një dashuri për mëndafshin e Singaporit. Kuptohet që gjatë vizitave në Singapor, tregtarët vendas sjellin mallrat e tyre në aeroport për mbërritjen e saj. Mbretëresha shfleton dhe bën zgjedhjen e saj. E njohur si njeri vendimtar, Madhëria e Saj rrallëherë ndryshon mendjen për një veshje për të cilën ka rënë dakord më parë. Monarkia madje bën grimin e saj çdo ditë dhe për çdo ngjarje (xhirimi i mesazhit të Krishtlindjes është i vetmi përjashtim).

“Ajo është gjithmonë kursimtare dhe i pëlqen që rrobat e saj të përshtaten dhe riciklohen sa më shumë që të jetë e mundur”, shkruan Kelly.

"Jetëgjatësia e një veshjeje mund të jetë deri në rreth 25 vjet".

Pas dy ose tre paraqitjeve publike, dizajnet ndryshohen ose kthehen në veshje të tjera.

Burimi: Vogue. Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë