Drejtësia

‘Sterilizimi’, Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata paraqitet në SPAK

Gazeta Si - Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata është paraqitur sot në SPAK siç e përcakton procedura, pas masës së caktuar ndaj tij "Detyrim paraqitje" nga GJKKO për çështjen e “Sterilizimit”.

Arben Gjata, i cili është edhe shefi i kirurgjisë eshte një nga personat e akuzuar për çështjen e koncesionit të sterilizimit.

Kjo është hera e dytë që ai paraqitet në SPAK, për herë të fundit ishte vitin e shkuar në shtator 2023.

Gjata, në kohën kur u lidh koncesioni më dhjetor të vitit 2015 ka pasur detyrën e anëtarit të komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milion euro janë arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, pronari i kompanisë Investital LLC.

Po ashtu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ai i Financave, Shkëlqim Cani janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për koncesionin kontrovers të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, ndërkohë që ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj u arrestuan të enjten në zbatim të masave të arrestit të firmosura nga Gjykata e Posaçme thuajse dy muaj më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë