Ngjarje

Statuja e Zonjës së Parë të SHBA-ve që ngjalli shumë debate

Pas tortës Melania, mjaltit Melania dhe madje edhe pantofla Melania, vendlindja zonjës së parë amerikane tani do të mburret me një statujë të Melania Trump- ndonëse kjo e fundit ka ngjallur komente negative nga përdoruesit në rrjete sociale. Statuja e vendosur në periferi të Sevnica u përurua të premten dhe është ideja e 39-vjeçarit amerikan artist Brad Downey, i cili thotë se është monumenti i parë i kushtuar gruas së Presidentit të SHBA Donald Trump.

Skulptura ishte gdhendur në një pemë duke përdorur një sharrë me zinxhir dhe përshkruan Zonjën e Parë në një fustan blu, ndërsa mban dorën e majtë të ngritur, duke imituar një paraqitje të saj gjatë inaugurimit të bashkëshortit Donald Trump si President i SHBA-ve në vitin 2017. Stili i autorit disi naiv ka bërë që disa kritikë në mediat sociale ta etiketojnë këtë statuje si "gogol". "Unë nuk e kuptoj pse njerëzit këtë statuje e kanë marrë si një përshkrim të pamjes së saj fizike" tha Downey për AFP, ndërsa këmbëngulë rezultati i punës së tij është absolutisht i bukur.

Që nga Donald Trump mori detyrën në vitin 2017, Sevnica, vendlindja e Melania Trump është bërë një magnet për turistët dhe gazetarët që kërkojnë njohuri për të kaluarën e gruas së parë amerikane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë