Shendet

Statistikat e Shkurtit / 425 viktima dhe 30061 raste me Covid në 28 ditë

Gjendja e rënduar nga Covid-19 tregohet gjithashtu edhe nga përqindja e pozitivitetit përgjatë 3 javëve të fundit. Vetëm në muajin Shkurt totali i vdekjeve ka qenë në 425, ndërsa, numri i të infektuarve nuk ka zbritur nën 800 dhe në total në 28 ditë kemi pasur 30061 raste të reja.

Që prej fillimit të muajit dhe deri më tani përqindja e pozitivitetit ka pasur një luhatje, me 24 % deri në ditët e fundit ku ka arritur edhe 31.8%, ndërsa mesatarja e të gjithë kësaj periudhe 3 javorë është 27.1%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë