Lojëra me Dore

Starton sezoni historik për NBA-në, Milluoki dhe Golden Stejt tregojnë “dhëmbët”

Sezoni i ri në NBA ka nisur siç pritej. Në mbrëmjen e parë, protagonistë kanë qenë Antetokounmpo dhe Stef Kërri, me grekun që realizoi 32 pikë në fitoren 127-104 të Milluokit ndaj Bruklin Nets të Durant dhe Harden, ndërsa ylli i Uarriors firmosi suksesin 121-114 kundër Lejkërsve të LeBron Xhejms, Devis dhe Uestbruk. Xhejms realizoi 34 pikë, por ato nuk mjaftuan.

Sido që të shkojë, do të jetë një sezon historik për NBA-në, sepse është ditëlindja e 75-të e “Association, që do të zbulojë 75 lojtarët më të mirë të historisë. Për herë të parë pas 38 vitesh do të luhet me një top të ri, të prodhuar nga e njëjta firmë që e ka bërë nga 1946-a deri në 1983-shin. Sezoni i rregullt do të ketë 82 ndeshje, traditë që u ndërpre vetëm nga Covid-i (vitin e kaluar u luajtën 72).

Xhejms dhe Uestbruk gjate ndeshjes se pare, ku Lejkersat humben. Gazeta Si, 20 tetor 2021

Do të jetë një sezon historik, sepse ka nisur një ndryshim gjeneratash, me yje të rinj që janë gati të marrin stafetën nga LeBron Xhejms, Kevin Durant dhe Stef Kërri, të cilët ende po dominojnë. Talentet nga Europa janë gjithmonë e protagonistë: më të mirët e sezonit të rregullt vitet e fundit kanë qenë dy herë Janis Antetokounmpo (2019, 2020) dhe serbi Nikola Jokiç (2021), kurse slloveni Luka Donçiç është favorit për 2022-shin.

Favoritë për titullin janë Milluoki, Bruklin dhe Lejkërsat. Mes “outsider”-ave janë Feniks, Jutah, Majemi dhe Filadelfia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë