Lojëra me Dore

Start bindës për Rune dhe Rud në Australian Open, Shviatek në formë te femrat

Gazeta Si – Debutim me fitore për Rune dhe Rud në Australian Open. Danezi eliminon Nishiokan pas 4 setesh, kurse norvegegjezi mund Ramos Vinjolas. Te femrat Iga Shviatek bën detyrën.

Fillon me një fitore 3-1 aventura në Australian Open 2024 e Holger Rune. Tenisti danez mposhti Nishiokan me rezultatin 6-2, 4-6, 7-6 dhe 6-4. Debutim pa probleme në këtë turne edhe për Kasper Rud, që mundi bindshëm spanjollin Albert Ramos Vinjolas, duke i lënë atij vetëm 5 gejme. Ndeshja përfundoi 6-1, 6-3 dhe 6-1.

Në turin tjetër Rune do të përballet me francezin Cazaux, që eliminoi Laslo Djere. Për Rud kundërshtari i turit të dytë do të jetë australiani Purcell, i cili eliminoi hungarezin Valkusz në 4 sete. Dimitrov mundi Fucsovics 4-6, 6-4, 7-6 dhe 6-2. Bullgari në turin tjetër ndeshhet me njërin mes Ofner ose Kokinakis.

Nuk mund të zhgënjente numri 1 në klasifikimin botëror të femrave, Iga Shviatek. Ajo mundi amerikanen Kenin, duke dhënë një mesazh të qartë se dëshiron të fitojë Australian Open. Polakja regjistroi rezultatin 7-6, 6-2, duke vuajtur vetëm pak në fillim, ndërsa tani e pret amerikania tjetër Daniel Kolins, që mundi 6-2, 3-6 gjermanen Angelik Kerber.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë