Media Galeri

Spraj me spec djegës për të shpërndarë fansat e Gjokoviçit

Dhjetëra mbështetës të tenistit Novak Gjokoviç janë mbledhur jashtë studios ligjore të avokatit që e mbrojti numrin 1 në botë, duke kërkuar lirimin e tij në Australi.

Tifozët e serbit shkuan te kjo ndërtesë pas orës 20:00 me flamuj serbë dhe duke kënduar “Novak i lirë!”, çka solli bllokimin e trafikut në të dyja drejtimet. Pati edhe një moment tensioni, kur turma rrethoi një makinë që tentoi të kalonte rrugën.

Policia përdori një spraj me spec djegës kundër fansave të Gjokoviçit, pasi ata rrethuan atë që ata mendonin se ishte automjeti i tenistit serb.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë