Ana e errët

Sporti në duart e mafias,“në fyt” topit i është hedhur bota e krimit

Futbolli po humbet gjithnjë e më shumë origjinalitetin dhe arsyet për të cilat u shpik dhe u vu në zbatim. Nga një lojë popullore dhe argëtuese ai po kthehet në biznesin më fitimprurës dhe shpesh herë edhe shkatërrues. Sipas “Financial Action Task Force”, organizata ndërkombëtare që fokusohet në evidentimin dhe trajtimin e pastrimit të parave, po shtohen rreziqet e riciklimit të të ardhurave nga kanale të panjohura. Më shumë se cilido, “në fyt” topit i është hedhur bota e krimit e cila e ka parë si mundësinë më të mirë për të justifikuar paratë e fituara nga trafiqe armësh dhe narkotikësh. Me rritjen ekonomike të sportit, sidomos në dy dekadat e fondit, veçanërisht në futboll, paraja gradualisht nisi të ushtrojë influencë. Ky fluks i parasë pati efekte pozitive, por gjithashtu edhe pasoja negative. Disa nga sportet më të mëdha me shtrirje botërore, si futbolli, kriketi, basketbolli, hokeji në akull, kickboxi apo mundja (sporte që tradicionalisht kanë pasur lidhje me krimin, për shkak të marrëdhënieve midis krimit dhe dhunës), sporte me vlerë të lartë (si ato me kuaj dhe garat me makina) i janë të hapura për të pastruar paratë. Në listë I janë përfshirë edhe transferimet e lojtarëve, sporte që u japin kriminelëve mundësinë të kthejnë paratë në asete, apo t’i konvertojnë në fatura të mëdha. Ky fakt parakupton se çdo sport mund të jetë target i kriminelëve për shumë arsye. Është e vështirë të vlerësosh vlerën ekonomike të sportit. Futbolli është sporti më i madh në botë. Janë 265 milionë futbollistë lojtarë të regjistruar dhe 3,378 gjyqtarë. Futbolli luhet në të gjithë botën dhe është sporti popullor në shumë vende. Mafia ruse ka shfaqur interesim të jashtëzakonshëm për hokejin, si gjatë së kaluarës sovjetike, tani, por dhe në vendet e tjera. Janë disa raste të gangsterëve rusë që përshirë në këtë lloj sporti. Bastet në internet për hokejin të lidhura me fiksimin e ndeshjeve, janë një tjetër mundësi për të pastruar miliona dollarë pa krijuar asnjë dyshim.

Rritja

Tregu i futbollit profesionist i është nënshtruar një rritje të madhe, falë procesit të komercializimit të tij që nga fillimi i viteve 1990. Paratë e investuara operohen kryesisht nga të ardhurat e të drejtave televizive dhe korporatave investuese. Tregu i punës në futboll për lojtarët profesionistë, kontratat e tyre, transferimi nga një vend në tjetrin, çon edhe transferimin e parasë kesh nga një vend në tjetrin. Futbolli ka ndryshuar filozofinë e tij në nga një sport popullor në një industri globale, me një rritje ekonomike të jashtëzakonshme dhe funksione sociale në nivele të ulëta. Futbolli nuk shërben vetëm si burim të ardhurash për shumë njerëz, por gjithashtu edhe si një instrument për zhvillimet ekonomike sociale, edukimi. Përmes kësaj industrie janë zhvilluar shumë forma kriminale, përfshirë edhe pastrimin e parave.

Trukimet

Një klub blen një lojtar për 10 milionë euro, por në dokumentet zyrtare figuron se futbollisti u ble për 5 milionë euro. Shuma prej 10 milionë eurosh jepet nga investitorët. Këta investojnë vetëm 5 milionë euro për një talent, dhe 5 milionë euro i jep një klub tjetër, shumë e cila regjistrohet në librat e financave. Lojtari ka nevojë të fitojë përvojë, të përmirësojë veten dhe më pas shitet në një klub tjetër për një shumë, le të themi për 15 milionë euro. Gjithkush që është përfshirë në këtë marrëveshje përfiton me shitjen e lojtarit. Investitori mund të pastrojë 5 milionë euro dhe e merr pas shumën e investuar. Agjenti i lojtarit merr një komision të pastër, pasi lojtari u ble për 10 milionë euro dhe jo për 5 milionë euro, e më pas u shit për 15 milionë euro.

Bastet

Bastet ilegale në futboll përbëjnë një problem të madh në Azi. Në vitin 2016, Interpoli arrestoi  12,500 persona dhe konfiskoi një shumë prej 53 milionë dollarësh të vëna në baste. Ndërkohë sipas UEFA-s, ekziston një rrjet ndërkombëtar i krimit të organizuar pas ndeshjeve evropiane, të cilat besohen se janë të fiksuara për arsye bastesh. Ka ndeshje të nivelit të tretë që në uebsajtet e basteve kalon 100 mijë euro. Në turne më të mëdhenj steka ngrihet deri në 1 apo 2 milionë euro. Në shumë vende aktiviteti i këtyre kompanive nuk është mjaftueshëm transparent, punojnë një treg heterogjen dhe janë një miks kompanish private shtetërore apo kombëtare e ndërkombëtare. Edhe transferimet ndërkombëtare kanë një pjesë të tyre.

Pastrimi

Bazuar në analizat e organizatës së sipërpërmendur dhe në përdorimin e futbollit si një sektor që shërben si një makinë e pastrimit të procedurave të aktiviteteve kriminale, kalimit të parasë përmes transaksioneve financiare, janë katër mundësi, a) Zotërimi i një klubi futbolli, b) Tregu i transferimeve dhe pronësia e lojtarëve, c) Aktivitet me bastet dhe d) Të drejtat e imazhit, sponsorizimet edhe marrëveshjet e reklamave. Investimet në klubet e futbolli mund të përdoren për të integruar paratë me origjinë ilegale në sistemin financiar. Klubet e futbollit janë identifikuar si makinat perfekte për pastrimin e parave.

Rastet

Rastet janë të shumta. Një i tillë: sponsorizimi i një klubi jo të ligës profesionale. Klubi është i mbërthyer në borxhe, nuk ka mundësi financiare për të paguar. Informacioni bie në veshin e një biznesmeni, i cili balancon deficitin.

Copyright © Gazeta "Si"

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës "Si", në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë