Shendet

Spitali që i kuron pacientët me verë!

Babai i mjekësisë, Hipokrati, eksperimentoi me një sërë varietete verërash për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Ai besonte se "vera është një kurë për njerëzimin, si për mendjen ashtu edhe për trupi." Në kohët moderne, ne përgjithësisht e morën kulturën e verës nga Franca, e cila filloi prodhimin e saj që në shekullin e pestë. Por tanimë kjo kulturë duket se i ka kaluar pritshmëritë, pasi spitalet franceze po i kurojnë pacientët me verë.

Për të mësuar më shumë për marrëdhënien e Francës midis verës dhe mjekësisë, gazetarët e BBC-së vizituan një bodrum vere në një spital mesjetar në Francën Lindore.

Në spitalin civil të Strasbourgut, një spital universitar që u themelua 1119, përveç ilaçeve, i “kuron” të gjithë pacientët edhe më nga një gotë verë.

Historia e tij nisi rreth 600 vjet më parë, kur shumë nga pacientët e spitalit paguan faturat mjekësore me fucoi verë, të cilat filluan të ruheshin në bodrum. Kjo ishte një praktikë e zakonshme në Francë, pasi vera siguronte të ardhura për spitalet; dhe bodrumet - të cilat funksiononin si frigoriferë të mëdhenj - ishin vendet e përsosura për ruajtjen e tyre.

Doktorëy e këtij spitali thonë se u japin pacientëve dy shishe në ditë verë për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Gjatë shekullit të 20-të, spitali shiti fuçitë e verës për të financuar disa projekte spitalore. Por sot, bodrumi prodhon 140,000 shishe verë në vit, duke përdorur rrush të rritur nga 26 partnerë të ndryshëm të kësaj qendre spitalore.

Një pjesë e tyre shiten për të financuar kërkime mjekësore ndërsa të tjera përdoren për te kuruar pacientët, të cilët thonë se janë ndër njerëzit më me fat në botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë