Nga Gazeta ‘Si’- Parlamenti u mblodh këtë të enjte për seancën plenare, ku pritet të kalojnë ligjet dhe vendimet e fundit të kësaj legjislature.
Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha, nuk janë të pranishëm në sallë, me këtë të fundit që ndodhet në Bruksel.
Sakaq, ajo çka ra në sy ishte një lapsus në listprezencën e deputetëve, ku stafi i kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali e ka “konvertuar” Erion Braçen në demokrat.
Braçe shihet i renditur i gjashti në radhën e deputetëve të PD-së.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.