Lojëra me Dore

Spektakël në Barclays Center, Milwaukee Bucks mposht Brooklyn dhe kalon në finale

Është zhvilluar ndeshja e shtatë mes Brooklyn Nets dhe Milwaukee Bucks ku është mësuar edhe skuadra finaliste.
Bucks kanë arritur të triumfojnë në ndeshjen e shtatë pas vazhdimeve me rezultat 111:115 dhe të kalojnë në finale të Konferencës së Lindjes (3-4).
Ka qenë një ndeshje e barazpeshuar nga fillimi deri në fundin e saj, me dy skuadrat që krijonin epërsi të vogël, por që shkrihej brenda disa minutave.
Vetëm pas lojës shtesë, Bucks arritën të siguronin fitoren falë një mbrojtje tejet të fortë ku në vazhdime Nets shënuan vetëm dy pikë.
Giannis Antetokounmpo ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim me 40 pikë, 13 kërcime e pesë asistime.
Me lojë të mirë u dalluan edhe Khris Middleton me 23 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime, si dhe qendra Brook Lopez me 19 pikë e tetë kërcime.
Tek vendasit më i miri në parket ishte Kevin Durant me 48 pikë, por që nuk mjaftuan për fitoren e Nets.
Kësisoj Bucks shkojnë në finale të Konferencës së Lindjes, ku do të përballen me fituesit e duelit Atlanta Hawks – Philadelphia 76ers. /Telegraf


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë