Zelanda e Re është vendi i parë që ka pritur Vitin e Ri 2022. Spektakli i ngjyrave mbizotëroi për disa minuta për të sjellë atmosferën që karakterizon ndërrimin e viteve.
Monumentet qendrore të Auckland-it jantë ndriçuar nga dritat. Megjithatë spektakli tradicional i fishekzjarrëve, këtë vit i ka lënë vendin një spektakli inovativdritash. Shkak janë masat anti-Covid dhe përhapja me ritme të paprecedentë e infektimeve nga varianti i ri Omicron.
Qeveria neo-zelandeze ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi për të parë nga televizorët dhe rrjetet sociale spektaklin e dritave.
LIVE: New Zealand welcomes in the New Year with a lightshow https://t.co/yCz9QwvXcY
— Reuters (@Reuters) December 31, 2021
Viti i Ri 2022 ka trokitur edhe në Australi. Spektakli i fishekzjarrëve ka ndriçuar qiellin e Sidneit. Është kulmi i verës në Australi dhe qytetarët shijojnë fishekzjarrët në nxehtësinë 26 gradë Celsius.
Sakaq, shumë festime të Vitit të Ri janë anuluar në botë, siç është shfaqja e famshme e fishekzjarreve buzë lumit në Londër, e cila është anuluar për të dytin vit radhazi, për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Omicron të koronavirusit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









