Drejtësia

SPAK: Lista e pasurive që i janë sekuestruar Adriatik Llallës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar apo i njohur ndryshe si SPAK i ka kërkuar Gjykatës e Posaçme të vendosë sekuestrimin e pasurive në zotërim të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Deri këtu lajmi dihej.

Por të enjten përmes një deklarate zyrtare, SPAK ka hedhur poshtë disa lajme të shpërndara se Llallës i ishte hequr sekuestrimi. Për pasojë, përmes një njoftimi zyrtar, SPAK konfirmon vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për vendosjen e  masës pasurore të sekuestrimit të pasurisë për pasuritë e paluajtshme të  Adriatik Llalla.

Por cilat janë pasuritë e sekuestruara?

“Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës; Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m²;  Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë; Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;  Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë”

Hetimet pasurore janë në vazhdim dhe ende nuk kanë përfunduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë