Gazeta Si – Gjykata e Posaçme konfiskoi 100% të aksioneve të Televizionit Ora, në pronësi të biznesmenit Ylli Ndroqi dhe bashkëshortes së tij. Në konfiskim kaluan edhe 30% të aksioneve të Televizionit Chanel One.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata kaloi në favor të shtetit edhe 24 pasuri të tjera, biznese, prona të paluajtshme dhe automjete. Në përfundim të procesit avokatët e konsideruan vendimin të padrejtë.
Gjykata gjeti të drejtë pretendimin e SPAK se biznesmeni Ylli Ndroqi nuk justifikonte pasurinë me burime të ligjshme.
Për avokatët mbrojtës, vendimi është i pa bazuar në ligj dhe hodhën dyshime se është i motivuar politikisht.
Mbrojtësit ligjore paralajmëruan se këtë vendim do e çojnë në Gjykatën e Strasburgut.
Hetimi pasuror për të nisi në bazë të ligjit Antimafia, pasi sipas Prokurorisë, Ndroqi rezulton se ka qenë i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Në prill të këtij viti, Ylli Ndroqi u shpall “non grata” nga Departamenti i Thesarit të SHBA-ve, i dyshuar si i përfshirë në aktivitete të paligjshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.