Drejtësia

SPAK, burg për 7 kultivuesit e kanabisit në tokë shtetërore në Krujë

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në burg 8 pjesëtarët e grupit të kultivimit të drogës që u arrestuan me urdhër të SPAK dy ditë më parë në mega-operacionin e zhvilluar në Njësinë Administrative Cudhi të Bashkisë Krujë.

Për 7 prej tyre u lanë në fuqi masa e arrest në burg. Bëhet fjalë për Lavdrim (Lulzim) Alimanin, Sabah Shehin, Vait Takën, Hasim Pulacin, Ahmet Pulacin, Xhemal Zogun dhe Shkëlqim Ismailin.

Ndërsa për 73-vjeçarin Skënder Velja u caktua arrest në shtëpi për shkak të moshës.

Për këtë dosje u lëshuan 13 urdhër arreste, ku 5 prej tyre vijojnë të jenë në kërkim. Hetimet kanë nisur në vitin 2020 ku rezultoi se kanabisi kultivohej në tokë shtetërore, zonë e pyllëzuar në 5 fshatra të Krujës, Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall.

Në një prej rasteve policia sekuestroi 145 kg kanabis, e paketuar gati për shitje. 13 personat e akuzuar janë pjesë e dy grupeve dhe nga përgjimet ka rezultuar se ata komunikimet i kryenin me aplikacione dhe radio komunikuese të ngjashme me ato të policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë