Moti

Sot vranësira, të dielën nis shiu 

Në dy ditët në vijim, Shqipëria do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm dhe me vranësira kalimtare, të cilat do krijojnë herë pas here momente shiu.

Dita e diel do jetë ditë surprizash. I gjithë territori shqiptar do përfshihet nga reshjet e shiut. Krahas shiut, dita e diel do të karakterizohet me erë të fortë duke bërë që dallgëzimi në det të jetë i lartë.

Sa i përket luhatje së temperaturave, pritet të ketë ulje me të paktën 5-6 gradë celsius.

Parashikohet që reshjet e shiut të jenë në formën e rrebesheve. Temperaturat e ajrit, sot mbeten të larta, me maksimum 33-34 gradë celsius. Të dielën do të zbresin rreth vlerës 27-28 gradë. Ditën e diel do kemi fuqizim të parametrit të erës dhe deti do jetë i trazuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë