Moti

Sot temperatura të larta por dhe reshje lokale shiu

Të shtunën pritet nivel “i lartë” rreziku për zjarre në qarqet Elbasan, Fier, Berat dhe nivel “i moderuar’’ rreziku në pjesën tjetër të qarqeve të vendit. Sipas të dhënave metorologjike nga IGJEUM në vendin tonë gjithashtu priten reshje të dobëta apo lokale të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit dhe era pritet të fryjë e lehtë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 23-33 gradë celsius.

Në vendet e ulëta: 21-36 gradë celsius.

Në vendet malore: 17-32 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë