Analize

VV dhe LDK nuk arrijnë paktin për qeverinë e re të Kosovës

Negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë vazhduar për më shumë se dy orë në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për krijimin e qeverisë, por ajo nuk u arrit. Lajmi u konfirmua nga deputeti i LDK-së Avdullah Hoti dhe ai Vetëvendosjes Glauk Konjufca.
“Ne do ti vazhdojmë takimet, nuk e kemi përmbyllur ende marrëveshjen”, u shpreh Hoti.
Edhe Konjufca tha se nuk ka marrëveshje.

Pas më shumë se një muaji negociatash, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës priteshin të nënshkruanin zyrtarisht sot formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Negociatat mes dy partive kanë qenë tejet të vështira, jo vetëm për shkak të polimikave për hartimin e programit të përbashkët qeveritar, por edhe për ndarjen e ministrive, zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit dhe zëvëndës kryeministrave. Por “elefanti në dhomë” duket se ka qënë zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, post që duket se është kërkuar me ngulm nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Por gjate dites, Lutfi Haziri ka thënë se dy partive jane pajtuar tanimë për ndarjen e tri posteve kryesore si dhe ministrive.

“Qeveria me 12 anëtarë sipas kësaj marrëveshje, do të ndahet në mënyrë të barabartë. Kryeministri është kreu i LVV-së”, ka thënë Haziri për mediat në Kosovë. Kjo nënkupton se VV do të marrë 5 ministri plus kryeministrin, LKD-ja pesë ministri dhe minoriteti serb një.

Sipas Hazirit, emërimi për kryetarin e Kuvendi dhe kandidatin për Presidencës do të jetë i përbashkët, por i propozuar nga LDK-ja. Pra, kjo nënkupton se kryeparlamentari dhe presidenti i mbeten LDK-së.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa. Gazeta Si,2019

Ajo që nuk është bërë ende e qartë është se cilën ministri do të marrë kandidatja e LDK- së për kryeministre, Vjosa Osmani, por ajo që është e sigurt se ajo do të jetë një nga Zëvëndëskryeministret.

Përpara takimit mes Kurtit dhe Mustafës, LDK-ja ka mbledhur e kryesinë e partisë, për të diskutuar detajet e marrëveshjes së pritet të vuloset pasdite. Po ashte edhe Vetevendosja e Albin Kurtit ka thirrur mbledhje të kryesisë.

Arbëria Nagavci, anëtare e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se të dy partive, u mbetet të pajtohen për emrat e ministrave që do të qeverisin, pasi çështja e presidentit duket se është zgjidhur. Ajo shton se duke marrë parasysh që tashmë është arritur program i përbashkët qeveritar, LDK-ja dhe VV-ja pritet të formojnë qeverinë e re para datës 24 dhjetor, ndërsa seanca e konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës është ne 26 dhjetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë