Arsim

Sot nisin regjistrimet në Universitet për maturantët fitues, raundi i parë deri më 11 shtator

Maturantët fitues në universitetet publike dhe private, nga sot 29 gusht deri më 11 Shtator, nëpërmjet 7 fazave 48-orëshe, do të mund të regjistrohen në fakultetet përkatëse.

Çdo maturant i shpallur fitues ka dy ditë kohë për t’u regjistruar, përndryshe vendi i tij i kalon automatikisht një kandidati në pritje.

Pas përfundimit të fazave, do të ketë edhe një periudhë çregjistrimi për ata që dëshirojnë të ndryshojnë degën dhe të rikthehen në garë për raundin e dytë.

Sipas Rrjetit Akademik Shqiptar degët e preferuara për këtë vit janë Teknologjia dhe Inxhineria, ndjekur më pas nga mjekësia.

Ndërkohë, programet e mësuesisë vijojnë të mbeten më pak të preferuarat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë