Ngjarje

Dita më e gjatë e vitit, tashmë jemi zyrtarisht në verë

Jemi zyrtarisht në stinën e verës. Dita e premte shënon solisticin e verës në hemisferën veriore, kur dielli përgjithësisht del para orës 05:00 dhe perëndon mbas orës 21:00 të darkës.
Çfarë është solstici i verës?
Solistici është dita më e gjatë e vitit,, ndërkohë që gjatësia e ditës ndryshon sipas vendeve. Solstici veror në Hemisferën e Veriut bie çdo vit, në varësi të vendndodhjes, nga data 20 në 22 qershor dhe është dita kur Dielli është në pikën më të lartë në Hemisferën e Veriut. Ndërsa në Hemisferën e Jugut kjo ndodh në po të njëjtat data, 20 deri 22, por në dhjetor, kur Hemisfera e Veriut përjeton solsticin dimëror dhe ditën më të shkurtër të vitit.

Edhe pse stina e verës është në muajin e parë, pas datës 21 qershor ditët do të fillojnë të shkurtohen edhe pse në mënyrë të pandjeshme. Fjala “Solistice” rrjedh nga latinishtja e cila do të thotë “qëndrimi i dielli”. Në vendin tonë solistici ka nisur në orën 05:08 në mëngjesin e sotëm. Teknikisht, solistici ndodh kur ndalon dielli. Në këtë çast Dielli arrin pjerrësinë më të madhe të lëvizjes së tij në krahasim me errësirën. Kjo ditë është tepër e veçantë pasi njerëzit përcaktojnë fillimin e verës dhe historikisht janë kryer një sërë festimesh.

Për festimet e kësaj dite shquhet monumenti i Stounhenxhit në Salisbury të Anglisë, ku këtë vit dielli do të lindë në orën 04:52 dhe do të perëndojë në orën 21:25. Stounhenxhi është një vend i lashtë prehistorik, i cili prej kohësh ka qenë një vend adhurimi dhe festimi në ditën e solisticit të verës. Gurët gjigantë mendohet se kanë qëndruar në të njëjtin vend, që prej viteve 2000 para erës sonë dhe janë të pozicionuar në mënyrë të tillë për t'u lidhur me lindjen e diellit në të dy solisticët vjetorë, ndërsa gojëdhëna të shumta tregojnë se janë magjikë.

Çdo vit, mijëra njerëz shkojnë në këtë vend për të parë lindjen e diellit nga afër. I quajtur ndryshe parku i solsticit hapet në orën 19:00 më 20 qershor dhe pranimet e fundit ishin deri në orën 06:00 më 21 qershor.
Të tjera festime të stilistikut kryen dhe në gurin Avebury, i cili është një monument i Neolitit që përmban tre rrathë guri, rreth fshatit Avebury në Wiltshire në Angli jugperëndimore. Përgjithësisht kjo ditë festohet me anë të kulturave të ndryshme dhe ritualet kanë tendencë të trajtojnë tema të fesë pagane. Gjithashtu, mes festimeve të ndryshme, përcaktohet dhe fundi i sezonit të verës, që do të jetë në datën 23 shtator.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë