Nga Gazeta Si- Të gjithë maturantët që janë regjistruar në një degë fituese në universitetet publike e private, sot (e diel) 15 shtator kanë afatin e fundit të kryerjes së procedures, për tu regjstruar në një degë tjetër.
Me përfundimin e fazës 48-orëshe të çrregjistrimit, do të kemi një panoramë të kuotave që do ti shtohen numrit total të dalë nga mbyllja e raundit të parë të regjistrimeve.
Aktualisht, në portalin u-albania janë publikuar kuotat e lira ku ajo çka vihet re janë degët e gjuhëve të huaja në universitetin e Tiranës, ku kuotat janë të paplotësuara mbi masën 50%.
Kêshtu, nga 640 kuota që kishte planifikuar për fakultetin e Gjuhëve të Huaja, janë ende të paezauruara mbi 380, ndërkohë që kjo shifër mund të rritet pas mbylljes së afatit të çrregjistrimeve gjatë ditës së sotme.
Numri më i lartë i kuotave të paplotësuara vërehet tek të gjitha degët: gjuha italiane, angleze, gjermane, turke, ruse dhe spanjolle.
Edhe fakulteti i Shkencave të Natyrës, nga 945 kuota të planifikuara, ka lajmëruar se ka ende të pambyllura edhe 300 kuota ku numri më i lartë i kuotave të lira vërehet në degët kimi, fizikë, biologji dhe bioteknologji. Edhe fakulteti i Drejtësisë ka publikuar numër të lartë kuotash, 101 teksa shifra të larta kuotash të pambyllura raporton dhe fakulteti i Filologjisë, ku duket se ka rënë interesi për degët e historisë dhe gjeografisë.
Në 6 vitet e fundit kuotat e pranimit të studentëve në këtë universitet kanë rënë me rreth 18%.
Megjithëse Universiteti i Tiranës reduktoi kuotat e pranimit për vitin e ri akademik 2023-2024, me rreth 4% në krahasim me vitin e shkuar, ku në total do të pranohen 4577 studentë, tkurrjen më të madhe e ka pësuar Fakulteti i i Gjuhëve të Huaja, Filologjiku dhe Shkencat Sociale.
Numri total i kuotave në universitetin e Tiranës për vitin akademik 2024-2025, është 4577 kuota ose 175 pranime më pak se vitin e shkuar, që ishin mbi 4700.
Kuota të lira / Universiteti i Tiranës
Administrim - Biznes- 75 kuota të lira
Administrim - Biznes (Sarandë)- 54
Administrim dhe Politika Sociale- 53
Arkeologji dhe Trashegimi Kulturore- 37
Biologji- 74
Bioteknologji- 65
Drejtësi- 101
Ekonomiks- 67
Filozofi- 40
Financë- 29
Fizikë- 44
Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike- 45
Gazetari dhe Komunikim- 51
Gjeografi- 111
Gjuhë - Letërsi- 65
Gjuhë Angleze (Sarandë)- 29
Gjuhë Angleze me profile: "Gjuhë angleze", "Përkthim dhe interpretim", "Studime britanike dhe amerikane"- 52
Gjuhë Frënge dhe Gjuhë e shenjave shqipe- 31
Gjuhë Frënge me profile; "Gjuhë dhe komunikim", "Gjuhë letërsi dhe qytetërim francez", "Përkthim dhe interpretim"- 66
Gjuhë Gjermane me profile; "Gjuhë dhe komunikim", "Gjuhë letërsi dhe qytetërim gjermanishtfolës", "Përkthim dhe Gjuhë Greke me profile; "Gjuhë, letërsi dhe qytetërim grek", "Përkthim dhe Interpretim"- 20
Gjuhë Italiane me profile; "Gjuhë dhe komunikim", "Gjuhë, letërsi dhe qytetërim italian", "Përkthim dhe interpretim"- 62
Gjuhë Ruse me profile; "Gjuhë, letërsi dhe qytetërim rus" dhe "Përkthim dhe interpretim"- 24
Gjuhë Spanjolle me profil "Gjuhë-letërsi dhe qytetërim hispanik"- 41
Gjuhë Turke me profile; "Gjuhë, letërsi dhe qytetërim turk" dhe "Përkthim dhe Interpretim"- 51
Histori- 67
Informatikë- 10
Informatikë Ekonomike- 4
Inxhinieri Matematike dhe Informatike- 46
Kimi- 51
Kimi Farmaceutike- 37
Kimi Industriale dhe Mjedisore- 61
Kimi dhe Teknologji Ushqimore- 50
Matematikë- 31
Psikologji- 17
Punë Sociale- 42
Përkthim dhe Interpretim në Gjuhën Greke dhe Angleze- 23
Shkenca Natyrore Mjedisore- 38
Shkenca Politike- 68
Sociologji- 53
Teknologji Informacioni dhe Komunikimi- 30
Kuota të lira/Universiteti Politeknik
Arkitekturë (Arkitekt)- 0
Arkitekturë (Urbanist)- 0
Arkitekturë Interieri dhe Dizajn- 0
Inxhinieri Ekonomike- 43
Inxhinieri Elektrike - Automatizimi i Industrisë- 10
Inxhinieri Elektrike - Energjitikë- 14
Inxhinieri Elektronike- 18
Inxhinieri Fizike- 29
Inxhinieri Gjeodezi- 25
Inxhinieri Gjeoinformatike- 37
Inxhinieri Gjeologjike- 45
Inxhinieri Gjeomjedis- 45
Inxhinieri Hidroteknikë- 12
Inxhinieri Informatike- 1
Inxhinieri Kimike- 28
Inxhinieri Matematike- 47
Inxhinieri Materiale- 62
Inxhinieri Mekanike- 17
Inxhinieri Mekatronike- 20
Inxhinieri Mjedisi- 30
Inxhinieri Ndërtimi- 7
Inxhinieri Tekstili dhe Mode- 52
Inxhinieri Telekomunikacioni- 32
Inxhinieri e Burimeve Minerare- 47
Inxhinieri e Naftes dhe Gazit- 34
Kuota të lira/Universiteti i Mjekësisë
Farmaci- 0
Fizioterapi- 33
Higjenist Dentar- 25
Infermieri e Përgjithshme- 6
Logopedi- 9
Mami- 8
Mjekësi e Përgjithshme- 0
Shëndet Publik- 15
Stomatologji- 0
Teknike Imazherie- 20
Teknike Laboratori- 18
Teknikë Dentare- 3
Kuota të lira/Universiteti Bujqësor
Agroturizëm dhe Mikpritje- 19
Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural- 51
Ekonomiks i Aplikuar- 11
Financë Kontabilitet- 20
Informatikë Biznesi- 16
Inxhinieri Agrare profili : Agronomi- 23
Inxhinieri Agrare profili : Biologji Marine dhe Akuakulturë- 21
Inxhinieri Agrare profili: Agromekanizëm- 24
Inxhinieri Agrare profili: Arkitekture Peizazhi- 20
Inxhinieri Agrare profili: Hortikulturë- 18
Inxhinieri Agrare profili: Mbrojtje bimësh- 24
Inxhinieri Agromjedisi- 40
Inxhinieri Agroushqimore profili: Teknologji Agroushqimore- 41
Inxhinieri Agroushqimore profili: Teknologji pijesh alkolike dhe jo alkolike- 23
Inxhinieri Pyjore- 17
Inxhinieri Pyjore- -Menaxhim i zonave të mbrojyura dhe parqve urbane- 20
Inxhinieri Përpunim Druri- 14
Inxhinieri Përpunim Druri profili: Dizajn I Mobiljeve dhe Interierit- 23
Kopshtari- 28
Menaxhim Agrobiznesi- 69
Menaxhim Sistemesh Informacioni- 16
Menaxhim Turizmi Rural- 69
Menaxhim Veterinar- 23
Mjekësi Veterinare- 39
Shkenca Mjedisore profili: Menaxhimi i Burimeve Natyrore- 39
Shkenca e Ushqimit dhe të Ushqyerit- 27
Teknolog Bujqësor- 32
Teknologjite e Akuakultures dhe Peshkimit- 23
Zootekni dhe Siguria e produkteve Blegtorale- 23
Zooveterinari- 27
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.