Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme Mesdhetare të cilat do të kushtëzojnë mot të relativisht të qëndrueshëm në vendin tonë.
E Shtunë, 25 Dhjetor 2021
Moti do të jetë me kthjellime vranësira mesatare të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonën veri-perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindej me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 1/10°C
Zona e ulët 3/16°C
Zona bregdetare 8/16°C
Kosova, e Shtunë, dt 25 Dhjetor 2021
Moti do të jetë me vranësira dhe kthjellime . Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -1°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 9°C .
E Diel, 26 Dhjetor 2021
Moti do të jetë me vranësira dendura të pasuara nga reshje shiu me intesitet më të lartë në zonën veri-perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 3/12°C
Zona e ulët 6/18°C
Zona bregdetare 12/20°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




