Moti

Sot diell, nesër shi dhe stuhi në veri-perëndim të vendit

Nga Gazeta Si- Anticikloni afrikan po dobësohet pasi priten rryma ajri të ftohta nga Atlantiku të cilat do të sjellin reshje shiu dhe stuhi në vendin tonë gjatë fundjavës.

Ditën e sotme (3 nëntor) moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehta.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       7/22°C

Zona e ulët         8/27°C

Zona bregdetare 13/25°C

E Premte, data 04 Nëntor 2022

Moti do të jetë me vranësira  mesatare deri të dendura dhe reshje shiu me stuhi në zonën veriperëndimore, zona lindore do të jetë me vranësira dhe kthjellime . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       8/20°C

Zona e ulët         10/24°C

Zona bregdetare 13/25°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë