Teknologji dhe Inovacion

Snapchat nxjerr opsionin që lejon prindërit të shohin se me kë po flasin fëmijët e tyre

Snapchat prezantoi të martën “qendrën e parë të kontrollit prindëror”, gati 10 muaj pasi një zëdhënës tha se kompania po zhvillonte një opsion që synon të ndihmojë prindërit t'i mbajnë adoleshentët e tyre të sigurt.

Opsioni i ri, i quajtur Family Center, do t'u tregojë prindërve se me kë po komunikojnë adoleshentët e tyre, pa zbuluar përmbajtjen e atyre bisedave. Prindërit duhet të krijojnë llogarinë e tyre Snapchat dhe adoleshentët duhet të zgjedhin dhe të japin leje që prindërit të përdorin opsionin e ri.

Demokratët dhe republikanët në komisionin e Tregtisë së Senatit për mbrojtjen e konsumatorit në Amerikë ngritën shqetësime se platformat e mediave sociale janë përdorur për të dëmtuar fëmijët dhe për të promovuar akte destruktive, si bullizmi në shkolla, sfidat vdekjeprurëse virale, ngacmimet, çrregullimet e të ngrënit dhe marketingu manipulues.

Disa aplikacione kanë prezantuar opsione të reja muajt e fundit për të forcuar kontrollet prindërore dhe mbrojtjen për përdoruesit më të rinj. Instagram, lançoi opsione që u ofrojnë prindërve shikueshmëri në llogaritë që ndjekin fëmijët e tyre dhe sa kohë shpenzojnë në aplikacione.

Kjo është përpjekja e parë e Snapchat në kontrollet prindërore dhe po planifikon të shtojë më shumë veçori në Family Center në muajt e ardhshëm. Disa nga opsionet e reja do të përfshijnë mundësinë që prindërit të shohin se cilët miq të rinj kanë shtuar adoleshentët e tyre dhe t'i lejojnë ata të raportojnë në mënyrë konfidenciale llogaritë që mund të ndërveprojnë me fëmijën e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë