Filma

S’mund të rishkruhet historia! “Friends” nuk do të ribashkohen

“Friends” nuk do të kthehen për një ribashkim ashtu siç është thënë së fundmi.

Krijuesit e serialit kanë konfirmuar se nuk do ketë një ribashkim të serialit në të ardhmen.

“Ne nuk do bëjmë një serial ribashkimi, ne nuk do e bëjmë përsëri. Seriali ishte për atë kohë të jetës kur miqtë ishin familja jote”, tha bashkë-krijuesja dhe producentja ekzekutive Marta Kauffman gjatë festivalit Tribeca TV.

Bashkë-krijuesi dhe producenti ekzekutiv David Crane tha : “Ne bëmë shfaqjen që donim të bënim. Ne e bëmë atë siç duhej dhe i dhamë një fund”. Edhe pse nuk do ketë një ribashkim, fansat e “Friends” do kenë mundësinë të rishohin episodet e tyre të preferuara në ekranin e madh në nder të 25 vjetorit të shfaqjes.

Shfaqja do jepet nëpër kinematë në Amerikë gjatë shtatorit dhe tetorit dhe do jenë 12 episodet më të famshme të serialit.

Episodet do shfaqen në 23 dhe 28 shtator dhe 2 tetor. Nga 4 episode do jepen çdo natë.

Seriali u shfaq për herë të parë në 22 shtator të vitit 1994 dhe episodi i tij i fundit u shfaq në 6 maj të vitit 2004.

Protagonistët e serialit ishin aktorët e famshëm Jennifer Aniston, Courteney Cox, David Schwimmer, Matthew Perry, Lis Kudrow dhe Matt LeBlanc.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë