Ngjarje

Skulptura më e madhe publike në Europë, pjesë e autostradës belge në tetor

Skulptura prej çeliku e cila është 60 metra e gjatë dhe qëndron në anë të rrugës u prodhua nga artisti francez Bernar Venet dhe u refuzua nga qeveria franceze 35 vite më parë.

Kjo skulpturë kolosale do vendoset në autostradën belge dhe pritet të jetë vepra më e madhe e artit në Europë, pasi të zbulohet në tetor. Kjo vepër, e përbërë nga dy harqe gjithëpërfshirëse, do të bëhet publike 35 vite pasi u refuzua nga qeveria franceze.

Skulptura prej çeliku e cila peshon 250 ton është quajtur arku ‘Majeur’ dhe do të instalohet në të dyja anët e autostradës në Lavaux-Sainte-Anne në Belgjikë midis Namur-it dhe Luksemburg-ut. Kjo skulpturë e madhe është e ndarë në dy pjesë : një hark i madh i përbërë nga 3 seksione që janë nga 20 metra secila dhe arrijnë në 60 metra lartësi do instalohet në një anë të rrugës, ndërkohë që në anën tjetër do jetë një hark më i vogël prej 28 metrash. Shoferët do mahniten kur të kalojnë përmes këtij arti skulpturor gjithëpërfshirës.

“Në botë ka monumente edhe më të mëdhaja, por nuk ka asnjë skulpturë më të madhe të bërë nga një artist”, tha një zëdhënës për Venet. “Statuja e Lirisë pa piedestalin e saj është më e vogël dhe ‘Corcovado’, statuja e Krishtit në Rio de Janeiro është sa gjysma e saj”.

Puna e cila kushtoi 2.5 milionë euro u financua nga ‘Fondacioni John Cockerill’, dhe harqet e skulpturës u prodhuan në kompaninë e John Cockerill në Seraing.

Harku ‘Majeur’ fillimisht u aprovua nga ish-ministri francez i kulturës Jack Lang në vitin 1984 dhe do instalohej në autostradën e Auxerre por një politikan vendas e bllokoi projektin. Në mesin e viteve 2000 një tjetër përpjekje për ta instaluar veprën u pengua pasi zyrtarët e kompanisë franceze të autostradës të cilët mbikëqyrnin rrjetin e transportit kërkuan që skulptura të lyhej në ngjyrë të kuqe, por Bernar-i refuzoi. “Pas më shumë se 3 dekadash, këtë herë do bëhet e vërtetë”, tha artisti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë