Ngjarje

Skocia vendi i parë në botë jep falas produktet e menstruacioneve

Parlamenti i Skocisë ka miratuar unanimisht të martën ofrimin e produkteve të periodave falas për këdo që ka nevojë.

Tani ka një detyrë ligjore ndaj autoriteteve lokale për të siguruar që produktet e nevojshme të jenë në dispozicion për “këdo që ka nevojë për to.”

Një nga deputetet që ka luftuar për miratimin e këtij ligji është Monica Lenno e cila e ka hedhur këtë ide që në vitin 2016.

Ajo tha se kjo është edhe më e nevojshme tani në pandemi.

“Është diçka që ka qenë e nevojshme gjithmonë por akoma më shumë tani në pandemi prandaj jam e lumtur që u arrit më në fund.” tha ajo.

Si do të funksionojë kjo?

Do të kenë të drejtën ti marrin falas të gjitha ato femra që kanë të ardhura të ulëta dhe nuk mund të përballojnë blerjen e produkteve.

Sa i madh është ky problem?

Një sondazh i më shumë se 2000 njerëzve nga “Young Scot” zbuloi se rreth 10% e vajzave nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë blerjen e produkteve të periodave, 15% kanë luftuar për t'i përballuar ato blerje dhe 19% kanë blerë një produkt më pak të përshtatshëm për shkak të kostos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë