Shendet

Skocia i shpall luftë alkoolit! Çmim dysheme për të ulur konsumin

Skocezët bëjnë pjesë tek popujt që vlerësohen si konsumatorë të mëdhenj të alkoolit dhe ky “ves” i tyre vjen me pasoja për shëndetin.

Politikat e qeverisë vendore duke rritur taksat për këtë produkt për të ulur konsumin e pijeve, që nga një sërë studimesh fajësohen për qindra vdekje çdo vit në vend, nuk kanë dhënë efektin e duhur.

Tani, autoritetet dalin me një masë të re, akoma më drastike në përpjekjen e radhës për të reduktuar konsumin e alkoolit. Bëhet fjalë për vendosjen e një çmimi dysheme për çdo njësi alkoolike që shitet në baret dhe lokalet e vendit.

Shitësit duhet të sigurohen që një njësi alkool të mos shitet nën çmimin e 50 centëve dhe sa më e lartë të jetë përqindja e alkoolit që pijet përmbajnë, aq më i lartë do të jetë çmimi i shitjes.

Kjo do të thotë se një shishe vere prej 750 mililitër, nuk mund të shitet më pak se 5.3 euro dhe një shishe 700 mililitërshe me uiski, jo më pak se 17 euro.

Qeveria skoceze paralajmëroi shitësit se nuk do të ketë amnisti dhe nëse kapen me shkelje do t’u hiqet licenca.

Mesatarisht, 22 persona vdesin çdo javë në Skoci si pasojë e problemeve shëndetësore të shkaktuara nga konsumi i tepërt i alkoolit, duke i kushtuar buxhetit të shtetit dhe sistemit shëndetësor një dëm prej 3.4 miliardë euro çdo vit.

“Në pesë vitet e para të hyrjes në fuqi të këtij ligji, kemi parashikuar që qindra-mijëra jetë të shpëtohen dhe shumë të tjerë të mos kenë nevojë për shtrimin në spital. Këto janë statistika, shifra, por të mos harrojmë anën tjetër, që pas këtyre shifrave e numrave qëndrojnë qënie njerëzore”, deklaroi Ministrja e Parë skoceze, Nicola Sturgeon për SkyNews.

Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon

Skocia ka numrin më të madhe të vdekjeve të shkaktuara nga alkooli në të gjithë Britaninë e Madhe.

“Kemi një problem të madh në raport me alkoolin këtu në Skoci. Abuzimi me të dërgon çdo javë në spital në gjendje të rënduar shëndetësore rreth 700 persona dhe mesatarshit kemi 22 vdekje po nga këto shkaqe”, shton më tej Sturgeon.

Solving the problem of falsified medications


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë