Gazeta Si – Një 61-vjeçar nga Koreja e Jugut është arrestuar pranë aeroportit “Nënë Tereza” nga forcat e “FAST Albania”, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar i akuzuar për krijimin e skemave piramidale.
Policia e Tiranës, tha se koreano-jugori me iniciale S.M., po priste pranë aeroportit bashkëshorten e tij që po udhëtonte nga Dubai në Tiranë.
Gjykata e Seulit në Korenë e Jugut ka vendosur arrest në burg ndaj 61-vjeçarit për veprën penale “Mashtrimi në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal i Koresë së Jugut.
Shtetasi S. M., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka ndërtuar një skemë piramidale në nivele ndërkombëtare, e cila supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit e rinj.
Gjatë periudhës 27 mars 2016 – 7 nëntor 2020, këta shtetas kanë mashtruar 2156 shtetas, me një dëm në vlerë monetare totale 40 703 930 904 KRW (monedha e Koresë së Jugut) ose rreth 28 milionë Euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




