Analize

Skandali seksual që tronditi politikën franceze

Franca ndihet e dhunuar. Ose më saktë, një pjesë e Francës ndjehet e dhunuar: politika franceze parizienët, mediat kryesore franceze. Për herë të parë në historinë moderne të vendit, një politikan ka dhënë dorëheqjen sepse jeta e tij seksuale, jeta e tij private, është ekspozuar publikisht.

Benjamin Griveaux, kandidati i Presidentit Francez Emmanuel Macron për bashkinë e Parisit u tërhoq të premten e kaluar. Një video e tij duke u masturbuar, të cilën ai i dërgoi një gruaje 27-vjeçare dy vjet më parë, u publikua në internet.

Politikanët dhe analistët nga e majta nga e djathta, u zemëruan dhe jo nga sjellja e Griveaux por nga postimi i videos dhe fakti që kjo bëri që ai të dorëhiqej.

"Ne nuk po zgjedhim një shenjtor por kryetarin e Parisit", tha Sébastien Chenu, anëtar i i partisë së ekstremit të djathtë.

Ata u ankuan se qëndrimi indiferent i Francës ndaj jetës seksuale të politikanëve ishte mposhtur nga skandali që provokojnë mediat sociale dhe interneti.

“Jeta publike franceze është duke u amerikanizuar", tha Chenu. Sipas polikanëve, hendeku që ndan politikën dhe seksin, publiken dhe privaten, kishte rënë. “Në diskutim është vënë e ardhmja e demokracisë franceze.

Richard Ferrand, presidenti i Asamblesë Kombëtare, një mik i Griveaux dhe një mbështetës i shquar i Macron, doli kësaj radhe kundër tij.

 "Të gjithë kanë të drejtën e tyre të intimitetit", tha ai. "Mos të ngatërrojmë transparencën dhe personalen”.

Reagimi për çështjen Griveaux ishte i parashikueshëm. Përzierja e jetës private me atë publike është i gabuar dhe shpesh mizor. Mjafton të shikoni mediat britanike për të kuptuar se sa e gabuar dhe e ashpër mund të jetë ngatërrimi i këtyre dy aspekteve.

Griveaux, i martuar me tre fëmijë të vegjël, u mburr në fushatën e tij për jetën e tij të lumtur familjare dhe vlerat konservatore. Ish-Presidenti Zhak Chirac dhe shumë politikanë të tjerë konservatorë francezë kanë qenë fajtorë për standarde të ngjashme të dyfishta në të kaluarën.

Ndoshta për më tepër, kjo nuk ishte thjesht një lidhje jashtëmartesore. Griveaux i dërgoi një gruaje të re, studente juridiku në atë kohë, një video të veten duke masturbuar. Ai ishte atëherë, në maj të vitit 2018, një ministër dhe zëdhënës i kryesor i qeverisë.

Hervé Gattagno, redaktori i “Le Journal du Dimanche”, shkroi se Griveaux ishte "i papërgjegjshëm, por jo fajtor".

Sipas shumicës së komentuesve francezë, gjykimi i tij është një qëndrim i Anglo-Sakson dhe paragjykues. Cështja është komplikuar edhe më tej nga mënyra e jashtëzakonshme se si videoja u publikua në internet. Gruaja të cilës Griveaux i dërgoi videon, Alexandra de Taddeo, tani është avokate. Ajo është gjithashtu një aktiviste politike e majtë, siç është edhe partneri i saj i ri, një rus, anarkist, Piotr Pavlenski.

Ishte Pavlenski ai që postoi videon në internet javën e kaluar pasi dështoi ta publikonte në median franceze “Mediapart”. Ashtu si e përjavshmja satirike, “Le Canard Enchainé”, Mediapart nuk pranon të publikonte zbulimet e një natyre private apo seksuale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë