Ngjarje

Skandal-Vidhet vula e 1600-ës nga arkiva e shtetit, filmimet nga kamerat janë fshirë

Skandal në arkivin  e shtetit. Një vulë e shtetit shqiptar që mendohet se i përket vitit 1600 është zhdukur në rrethana misterioze në brendësi të ambienteve. Mendohet qe zhdukja e vulës të ketë ndodhur ditën e djeshme, ndërkohë që denoncimi në policinë e komisariatit nr. 3 në Tiranë është dorëzuar gjatë ditës së sotme ( e premte). Nuk jepen detaje për rëndësinë  e kësaj vule por mendohet qe vjedhja është kallëzuar me mjaft vonesë. Një burim i tha Gazetës “Si”  se nga këqyrja paraprake janë zhdukur dhe kamerat e arkivës së shtetit, çka shton dyshimet se ka bashkëpunëtorë nga brenda institucionit.
Policia është alarmuar tha një burim pranë komisariatit numër 3 dhe po ushtrojnë kontrolle në ambientet e institucionit, pasi vula e zhdukur ka vlerë historike për vendin tonë.
Nuk jepen shpjegime nëse filmimet janë fshirë enkas, apo nuk funksiononin kamerat e sigurisë.
Por ajo që dihet në mënyrë të sigurt është se edhe kjo gjë po verifikohet nga policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë