Ka ndodhur

Skafi jep sinjalin SOS afër Karaburunit, shpëton familja nga Kosova

Gazeta Si - Një familje me 5 anëtarë nga Kosova ka rrezikuar jetën me një skaf me të cilin po udhëtonte mbrëmjen e të mërkurës në zonën pas Karaburunit.

Policia kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë skafit, i cili ka lëshuar sinjalin SOS pasi i kishte mbaruar karburanti.

Të gjithë personat në bord kanë rrezikuar të mbeteshin në mes të detit, ku mes tyre ishte edhe një fëmijë.

Në vendin e quajtur Skalom pas Karaburunit dhe rreth 1 milje larg bregut, policia kufitare ka gjetur skafin dhe e ka tërhequr në mol.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë