Ngjarje

Situata nga Covid, Suedia ndalon hyrjen e shtetasve shqiptarë

Duke filluar nga dita e hënë, asnjë shtetas shqiptar nuk do të lejohet që të hyjë në Suedi. Vendimi është njoftuar nga qeveria vendase.

“Qeveria ka ndryshuar vendimin e ndalimit të përkohshëm të hyrjes në Suedi. Vendimi është i bazuar në rekomandimin e Këshillit Eurpian për udhëtimet në vendet anëtare të BE”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Ministria e Drejtësisë suedeze.

Nga e hëna, vetëm udhëtarët që do të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për të provuar se udhëtojnë për në Suedi për arsye madhore do të lejohen që të hyjnë në vend. Arsye madhore renditen arsyet shëndetësore, apo bashkimet familjare.

Veç Shqipërisë, në këtë listë është përfshirë edhe Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Brunei dhe Japonia.

Komisioni Europian rekomandoi pak ditë më parë ashpërsimin e kufizimeve të lëvizjes së lirë me Shqipërinë, duke e kërkuar certifikatën e sigurisë për shtetasit shqiptarë. Certifikata e lëshuar nga autoritetet shqiptare njihet nga BE. Veç të vaksinuarve me Pfizer dhe vaksina të tjera të autorizuara nga EMA, disa vende, si Holanda, Hungaria, apo Greqia njohin edhe ato të vaksinës kineze, CoronaVac.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë