Ngjarje

Situata me zjarret në vend, Peleshi: Shuhet tërësisht vatra në Mbolan të Beratit

Nga Gazeta 'SI' - Flakët në fshatin Mbolan, Berat janë fikur plotësisht pa rrezikuar zonat e banuara.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njoftoi sot se pas shumë orësh pune intensive, vatrat e zjarrit që kishin përfshirë Mbolanin janë neutralizuar dhe shuar plotësisht.

“Mirënjohje për 40 efektivët e repartit të Poshnjës, strukturat e emergjencave civile dhe Prefekten e Beratit, znj. Valbona Zylyftari, për gatishmërinë e tyre të menjëhershme dhe koordinimin e shpejtë dhe efektiv të situatës.

Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që kontribuan në shuarjen e këtij zjarri që mori përmasa të mëdha” shkruan Peleshi në Facebook.

Zjarret kanë qenë aktive gjatë verës 2023, shumica prej të cilave janë dyshuar si të qëlimshme. Gjithsesi, në asnjë rast nuk ka patur dëme në banesa, biznese apo qytetarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë