Ka ndodhur

Situata e zjarreve në 24 orët e fundit, 5 vatra ende aktive në disa zona të vendit

Gazeta Si - Në 24 orët e fundit janë raportuar 18 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa në operacion për shuarjen e tyre janë përshirë 99 efektivë zjarrfikes.

Shifrat u bënë publike nga Ministria e Mbrojtjes sipas së cilës, aktualisht vijojnë të jenë aktive 5 vatra zjarri.

Jane shuar 13 vatrat zjarri dhe konkretisht:

Në fshatin Mollas, Cërrik, në fshatin Ramanat, Bashkia Durrës,në fshatin Bogovë, Bashkia Skrapar, në fshatrat Kishe Arrë dhe Barbullush, Bashkia Vau Dejës, në fshatrat Kosan, Zagorë, dhe Dragovojë, Bashkia Malësi e Madhe, në fshatin Rrenc, Bashkia Shkodër,në fshatin Risili, Bashkia Vlorë , në fshatin Panaja dhe Kerkovë, Bashkia Vlorë, në fshatin Karbunarë, Bashkia Lushnjë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë angazhuar 26 mjete zjarrfikëse, 99 efektivë zjarrfikës, 11 forca bashkiake, 9 forca nga Agjensia Kombëtare e zonave të mbrojtura, 12 forca nga shërbimi pyjor, 35 forca vullnetare, si dhe janë angazhuar kapacitetet në nivelin qendror, 32 efektive te Forca te Armatosura dhe 20  forca te policisë se shtetit

Aktualisht janë aktive 5 vatra zjarri në:

Në Berzanë në Bashkinë Lezhë, gjatë ditës së djeshme situata agravoi në orët e pasdites, por nga puna e forcave në terren është arritur të vihet nën kontroll. Diten e sotme ka vijur sërish operacioni në orët e para të mëngjesit për shuarjen përfundimtare të vatrës.

Për zjarrin në fshatin Terpan në vendin e quajtur “Qafa e Kumbullës”, Bashkia Poliçan, ku janë angazhuar kapacitetet në nivel qarku,  është arritur mbajtja jashtë rrezikut të lagjeve “Mema” dhe “Hyraj”. Sot ka vijuar puna për shuarjen përfundimtare te tij.

Në fshatin Shetaj, Bashkia Durrës, është aktualisht vetëm një vatër, e cila vijon djegien brenda perimetrit të saj me intensitet të ulët. Forcat e shërbimit zjarrfikës bëjnë monitorimin e saj përgjatë gjithe 24-orëshit.

Janë izoluar vatrat ne Qarkun Elbasan, ajo në Bashkinë Prrenjas në pyll ahu në zonën e mbrojtur në Starovë dhe fshatin Funaras të Bashkise Librazhd.

Diten e sotme, ka filluar ndërhyrja nga forcat operacionale për shuarjen përfundimtare të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë