Gazeta Si - Janik Siner, falë triumfit historik në Australian Open, është numri 1 i ‘Pepperstone Atp Race’, klasifikimi që merr në konsideratë vetëm rezultatet sezonale dhe ofron një kuadër të azhurnuar në kohë reale në rrugën drejt Nitto ATP Finals.
Në klasifikimin tradicional Atp, që bazohet në rezultatet e 52 javëve të fundit, Siner qëndron në pozicionin e numrit 4 në botë, por ngjitet në kuotën e 8.310 pikëve. Italiani është 455 pikë më pak se Danil Medvedev, numri 3 në botë, dhe 1545 pikë më pak se numri 1 Novak Gjokoviç. Numri 2 është Karlos Alkaraz.
Për sa u takon vendeve të para në renditjen botërore, Stefanos Tsitsipas humbet 3 pozicione, pasi nuk mundi të konfirmojë finalen e vitit të kaluar në Melburn, duke shkuar kështu në vend të 10-të. Rikthehet në 10-she Tejlor Fritz, që shkoi deri në çerekfinale të Australian Open, ku u mund nga Gjokoviç.
Fitojnë nga një vend në klasifikim danezi Holger Rune (7) dhe polaku Hubert Hurkacz (8), që arrin një tjetër pozicion të mirë në renditje, falë çerekfinales ‘Down Under’.
Renditja Atp, top 10
1.Novak Gjokoviç 9.855 pikë
2.Karlos Alkaraz 9.255
3.Danil Medvedev 8.765
4.Janik Siner 8.310
5.Andrei Rublev 5.050
6.Aleksander Zverev 5.030
7.Holger Rune 3.685
8.Hubert Hurkacz 3.540
9.Tejlor Fritz 3.195
10.Stefanos Tsitsipas 3.025
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.