Shendet

Simptomat e reja të koronavirusit; Humbja e ndjesisë së shijes dhe nuhatjes

Për të kuptuar nëse jeni të infektuar nga koronavirusi, tashmë duhet t’i kushtoni vëmendje dy simptomave të reja të COVID-19, përveç atyre që dihen. Simptomat e reja të sëmundjes janë dhe paaftësia e nuhatjes dhe shijimit.
Ky fakt u bë me dije nga doktor Hendrik Streeck, një virolog nga qyteti i Bonit, i cili po studion përhapjen e koronavirusit të ri në zonën Heinsberg, vendi me më shumë të prekur në Gjermani. Gjatë një interviste për mediat gjermane mjeku ka deklaruar se me të gjithë të prekurit nga virusi me të cilët kishte biseduar, kishin raportuar edhe këto dy simptoma kur kishin kërkuar ndihmë mjekësore.
Sipas mjekut, paaftësia e nuhatjes ishte shumë e theksuar, pasi kishte pasur raste që një nënë nuk ishte në gjendje të nuhaste pelenën e papastër të fëmijës, ndërsa të tjerë nuk nuhasnin erën e shampos.

Por, në cilin moment të infeksionit ndodhin këto simptoma?
“Ende nuk jemi në gjendje të themi se kur vihen re këto simptoma, por mendojmë se ndodhin në fazë të përparuat të infeksionit,” është shprehur mjeku.
Konfirmimi i pretendimeve të virologut gjerman vjen edhe nga Massimo Galli, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Milanos dhe drejtues i të njëjtit seksion të Spitalit Sacco. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, ai raportoi se "tek pacientët tanë shpesh shohim simptomat e anosmisë (ndryshimi i ndjenjës së nuhatjes) dhe dysgeusia (paahtësia e ndijimit të shijes), gjithashtu në fazë fillestare të infeksionit.
“Të dhënat e vëzhgimit shkencor mbi këtë aspekt nuk janë ende të disponueshme, unë po flas për vëzhgimet personale dhe të ekipit tim. Humbja e ndjesisë së shijimit dhe nuhatjes mund të shfaqet edhe në infeksione të tjera të traktit respirator, por kemi parë që në rastin e Covid-19 shfaqet shumë shpesh. Padyshim që nuk është një simptomë fillestare. Për momentin nuk e dimë nëse shqetësimi është kalimtar, por të shpresojmë të jetë i tillë. Por, unë mund të them me siguri se është një simptomë që shfaqet drejt fundit të infeksionit, pra kur pacienti është në rrugën e shërimit,” tha mjeku./Pazienti/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë