Shendet

Simptomat e para të Covid-19 janë edhe ato gastrointestinale

Një raport i fundit që shqyrton 36 studime të ndryshme, tregon se disa nga simptomat e para të Covid-19 janë edhe ato gastrointestinale. Raporti i publikuar në revistën “Abdominal Radiology” tregon qartë se njerëzit e përjetojnë Covid-19 në mënyra të ndryshme, disa janë të ngjashme me gripin e disa të tjerë kanë probleme gastrointestinale të tilla si të vjellat, të përzierat, humbjen e oreksit, diarre ose thjesht dhimbje të barkut.

Studiuesit hulumtuan gjetjet dhe këshillojnë mjekët që të jenë më të vëmendshëm ndaj simptomave, sepse të infektuarit mund të përjetojnë edhe inflamacion të zorrës së hollë dhe të trashë, deri në çarjen e zorrës. Ekspertët janë të shqetësuar sepse simptomat gastrointestinale shpesh herë anashkalohen nga mjekët dhe rrallë herë kurohen.

COVID-19 përgjithësish sulmon qelizat në rrugët e frymëmarrjes dhe mendohet që  shkakton më së shumti probleme me frymëmarrjen duke çuar edhe në pneumoni. Por ka të dhëna se sëmundja mund të dëmtojë më shumë organe të tjera si trurin, traktin tretës dhe  mëlçinë. Sipas ekspertëve është gjendur edhe  enzimën konvertuese të angiotenzinës II (ACE2), e cila lidh infeksionin e SARS-CoV-2, me qelizat edhe në këto organe. Shkencëtarët shpjegojnë se pavarësisht të dhënave nuk do të thotë që njerëzit që përjetojnë këto simptoma kanë Covid-19, por nëse  qëndroni në zona ku është përhapur sëmundja, duhet  t’i kushtoni rëndësi edhe këtyre simptomave.

Një ndër këshillat për personat që kanë këto simptoma është se duhet të përdorni një tualet të veçante, të lani shpesh duart me ujë dhe sapun dhe të pastroni e dezinfektoni më rregullisht sipërfaqet. Ndërsa për sa i përket konsumimit, ekspertët këshillojnë që të pini sa më shumë lëngje dhe të konsumoni ushqime të lehta.

Burime: Abdominal Radiology. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë